TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Osmani: Më 1999 bota demokratike u vu në anën e Kosovës, tani me Ukrainën

24/02/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Osmani: Më 1999 bota demokratike u vu në anën e Kosovës, tani me Ukrainën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Krerët më të lartë të shtetit kanë organizuar ceremoninë e pritjes dhe dorëzimit të letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë në shënimin e njëvjetorit të invazionit rus në Ukrainë, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Vjosa Osmani e ka shprehur edhe njëherë përkrahjen e Kosovës për Ukrainën e pushtuar nga Rusia, dhe ka thënë se duhet punuar ngushtë me aleatët ndërkombëtarë në uljen e ndikimit të autokratëve në rritje.

“Si asnjëherë më parë bota po përballet me tendencat hegjemoniste të autokratëve në pjesë të ndryshme. Lufta e paprovokuar në Ukrainë tregon për rrezikun nga regjime autoritare si ai i Putinit që kërkon zgjerimin e fuqisë, ndikimit dhe territorit duke cenuar të drejtat dhe sovranitetin e kombeve të tjera, e duke kryer krime të llahtarshme për t’i arritur këto qëllime”, ka thënë Osmani në konferencë për media.

“Ne duhet të jemi unikë dhe të vendosur kundër çdo përpjekjeje për t’i minuar vlerat dhe parimet tona evropiane. Për më tepër, duhet të punojmë ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë për të pamundësuar ndikimin e autokratëve dhe për ta mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla ku kombet e shtetet mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe duke respektuar njëri-tjetrin”.

Osmani tha se Ukraina në rrugën e saj për çlirim do ta ketë përkrahjen e pakushtëzuar të Kosovës, dhe akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe shtetin serb që po qëndrojnë në krah të homologut rus, Vladimir Putin, ashtu siç i kishte ndenjur afër Slobodan Millosheviqit.

“Më 1999 bota demokratike u vu në anën e Kosovës duke na mbrojtur nga shfarosja prej regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Sot bota demokratike është në anën e Ukrainës sepse e drejta është në anën e saj”.

“Për vitin 1999 në Kosovë dhe ky vit që po e lëmë pas në Ukrainë duhet të na mësojë edhe shumë mësime të tjera. Mbi të gjitha, nuk duhet ta harrojmë se kush ishin ata që ishin në krah të Millosheviqit në vitin 1999 e që qëndrojnë në krah të Putinit sot në vitin 2023, e të kuptojmë njëherë e mirë se ata që avokojnë për gjenocid njëherë, nuk mund të shndërrohen në agjentë të paqes asnjëherë”.

“Ata që kryejnë, mbështetin apo arsyetojnë gjenocid ndaj një populli të pambrojtur, përgjigjen e vetme duhet ta kenë drejtësinë, e jo akomodimin e përkëdheljen”.

Tags: Vjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Komandanti i KFOR-it: Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, nuk kanë nevojë për leje që të operojnë në veri

Next Post

Aksidenti me fatalitet në Kamenicë: Edhe një foshnje në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK

Related Posts

Kryeministri Kurti thotë se jemi në rrezik për luftë nga Serbia
Ballina

Kurti: Shkatërruam 14 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri

by TV OPINION
22/03/2023
Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë
Kosovë

Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë

by TV OPINION
22/03/2023
Qeveria emëron Bordin e “KRU Gjakova”
Ballina

Kurti: Sonte bëhen dy vjet nga zgjedhja e Qeverisë, gjatë kësaj kohe buxhetit iu shtuan 760 milionë euro

by TV OPINION
22/03/2023
Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia
Ballina

Hoti: Kosova po funksionon si pa zot shtëpie, shumë institucione kyçe pa drejtues

by TV OPINION
22/03/2023
Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Kosovë

Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

by TV OPINION
22/03/2023
Next Post
Policia me fushatë vetëdijesimi apelon tek qytetarët që të mos i përdorin telefonat gjatë ngasjes

Aksidenti me fatalitet në Kamenicë: Edhe një foshnje në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK

Te fundit

Sveçla tregon kur përfundon koncept-dokumenti për vettingun në MPB

Sveçla për situatën në veri: Jemi në koordinim me ndërkombëtarët

23/11/2022
Kurti dhe Lajçak takohen në Greqi, diskutohen hapat e mëtejshëm në dialog

Kurti dhe Lajçak takohen në Greqi, diskutohen hapat e mëtejshëm në dialog

11/07/2022
​Rahoveci përgatitet për rikthimin e “Hardh Fest”

Ngjarjet e ditës në Kosovë

13/03/2023
Arrestohen dy zyrtarë policorë, IPK jep detaje për rastin

Arrestohen dy zyrtarë policorë, IPK jep detaje për rastin

16/06/2022
Kosova e 12-ta në FIBA Kampionatin Evropian

Kosova e 12-ta në FIBA Kampionatin Evropian

25/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Kurti: Shkatërruam 14 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri
  • Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?