Një person është dërguar në mbajtje për shkak të dhunës në familje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 30 gusht rreth orës 22:10, ku është arrestuar në Prishtinë mashkulli kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe bijës së tij, viktimave femra kosovare, shkruan lajmi.net.
Policia ka bërë të ditur se bashkëshortja ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, për shkak se ka qenë i dehur, i dyshuari është mbajtur deri në këndellje dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.