Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se propozimet e partisë që ai i përket janë refuzuar, por jo për faktin që nuk janë adekuate, por se janë nga LDK, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në Facebook, Hoti thotë se duhet hequr TVSH-ja nga produktet bazike e të ulet çdo barrë tatimore, dhe të rriten pagat në përputhje me inflacionin.
“Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë”, shkruan mes tjerash Hoti.
Postimi i plotë:
Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.
Nuk mund të vazhdojmë kështu.
Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin.
Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë.
Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!