TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Rohde: Shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin

25/01/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
E akuzoi se po thotë të pavërteta, kështu i përgjigjet ambasadori gjerman Petkoviqit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka potencuar se është shumë e rëndësishme që të çohet përpara diskutimi për Asociacionin.

Ai ka potencuar se i vjen mirë që ministri Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar të Asociacionit.

“Jam plotësisht dakord: është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin. Është mirë të dëgjosh se ministri i Kosovës Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar të Asociacionit më 31 janar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Ndryshe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, dje ka konfirmuar diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që pritet të mbahet më datë 31 janar.

Në një përgjigje për KosovaPress, Ambasada ka treguar qëllimin e këtij diskutimi, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse ka një ftesë për kryeministrin e Kosovës, njëherit kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pavarësisht se është thënë që ka ftuar liderë politikë.

“Më 31 janar, Ambasada e Amerikës do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kemi ftuar drejtues të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme”, është thënë në përgjigjen e Ambasadës amerikane për KosovaPress.

Ndërkohë, përveç ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është mësuar se edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pranuar një ftesë të tillë.

Ditë më parë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për refuzimin e Kurtit për të themeluar Asociacionin, ka thënë se “një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar”.

Ambasada amerikane i ka thënë KosovaPress-it se diskutimi i 31 janarit është në përputhje me angazhimet e tyre dhe në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për angazhimin rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”, ka përfunduar përgjigja e Ambasadës.

Tags: Jorn Rohde
ShareTweetShare
Previous Post

Zemaj: Urgjent të rishikohet vendimi i rritjes së tatimit në pronë

Next Post

Miratohet Projektligji me të cilin bashkësitë fetare fitojnë statusin juridik

Related Posts

Hapet konkurs për pranimin e 37 gjyqtarëve të rinj në tërë Kosovën
Kosovë

Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona

by TV OPINION
04/02/2023
Serwer: Është më realiste që Serbia të kthehet kah Kina, sesa kah Perëndimi
Ballina

Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

by TV OPINION
04/02/2023
Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi
Kosovë

Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi

by TV OPINION
04/02/2023
Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës
Botë

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

by TV OPINION
04/02/2023
Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës
Ballina

Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës

by TV OPINION
04/02/2023
Next Post
Qeveria e Kosovës me draft-strategji të re të sigurisë

Miratohet Projektligji me të cilin bashkësitë fetare fitojnë statusin juridik

Te fundit

‘Sa vajza e kanë ngrënë me sy Ledrin?’, Sara Hoxha jep përgjigjen epike

‘Sa vajza e kanë ngrënë me sy Ledrin?’, Sara Hoxha jep përgjigjen epike

10/06/2022
Java e shtatë në Superligë përmbyllet sot me dy ndeshje

Superliga e Kosovës vijon këtë fundjavë, sot luhen dy ndeshje

08/10/2022
Hoxhaj lavdëron Konjufcën për vizitën në Hagë: Ka treguar lidership

Hoxhaj: Qeveria duhet t’i ekzekutojë sot pagat për mësimdhënësit

05/10/2022
Ministrja Nagavci ka zhvilluar takime të rëndësishme në Këshillin e Evropës

Ministrja Nagavci ka zhvilluar takime të rëndësishme në Këshillin e Evropës

05/07/2022
Benzema e Hazard shënojnë gola të “çmendur” në stërvitje

Benzema e Hazard shënojnë gola të “çmendur” në stërvitje

09/08/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona
  • Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?