Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar për rritjen e faturës së tatimit në pronë nga pushteti në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se një gjë e tillë po ndodhë në krizën më të madhe të rritjes së çmimeve në 15 vitet e fundit.
“85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Hotit:
Qeveritarët e nisin vitin mbarë!!! I dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane. Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?!
85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara.
Ligji sigurisht se kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave. Por, ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët.