TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Bogujevci me fjalim në Këshillin e Evropës për dhunën seksuale gjatë viteve 90-ta në Kosovë

24/01/2023
in Kosovë, Lajme
Bogujevci me fjalim në Këshillin e Evropës për dhunën seksuale gjatë viteve 90-ta në Kosovë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci po merr pjesë në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po diskutohet mbi dhunën seksuale të lidhur me konfliktin.

Bogujevci u shpreh se duke ardhur nga një vend ku burrat dhe gratë kanë përjetuar dhunë seksuale në një konflikt të ndodhur jo shumë kohë më parë, nuk e ka menduar se sot do të fliste për një shtet tjetër të Evropës që sipas saj, po përjeton të njëjtin fat si Kosova.

“Duke ardhur nga një vend ku gratë, por edhe burrat, kanë përjetuar dhunë seksuale në një konflikt jo shumë kohë më parë, kurrë nuk e kam menduar se sot do të flisnim për një shtet tjetër në Evropë që po përjeton të njëjtin fat. Duke parë se çka po ndodhë në Ukrainë, shpresoj që ky raport do të shtyjë, jo vetëm shtetet anëtare të prioretizojnë çështjen, por dhe të vendosin mbështetjen e tyre aty,ku është nevoja, për të adresuar dhunën seksuale që po ndodhë në Ukrainë nga ushtria ruse” – tha Bogujevci.

Nënkryetarja e Kuvendit, thotë se nuk është hera e parë që dhuna seksuale është përdorur si armë lufte, duke rikujtuar përjetimet e Kosovës në vitet e 90-ta.

“Nuk është hera e parë që dhuna seksuale është përdorur si armë lufte. Ne e kemi përjetuar këtë në Ballkan në vitet e 90-ta, duke përfshirë edhe vendin tim. Ne duhet të sigurohemi që ata që planifikojnë të implementojnë këto strategji, të dënohen e që fatkeqësisht shumë shpesh nuk ndodh” – deklaroi Bogujevci.

“Duhet të jemi të fortë dhe të vendosur që ata që bëjnë këso krimesh të tmerrshme, të vendosen para tribunaleve, para gjykatave dhe të marrin akuzat që i meritojnë në lidhje me këto krime” – shtoi ajo.

Bogujevci theksoi se tashmë ekzistojnë instrumente për të mbështetur viktimat dhe sipas saj, është me rëndësi që të mbijetuarit të dëgjohen. “Ne i kemi instrumentet në këto organizata që të mbështesim viktimat dhe duhet ta bëjmë pa hezituar. Dua të theksoj një aspekt tjetër të raportit për të cilin mendoj që është shumë me rëndësi, që të mbijetuarit të dëgjohen. Ne kemi shumë ide se çfarë duhet të vendoset në vend por, kur dëgjon të mbijetuarit dhe cilat janë nevojat e tyre, janë vendimtarë hapat të cilët ndërmerren në lidhje me ato nevoja”- përfundoi ajo.

Tags: Saranda Bogujevci
ShareTweetShare
Previous Post

Hoti: Qeveria rriti tatimin në pronë në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit

Next Post

Bajrami: Tatimin në pronë s’e kanë rritur komunat, por Ministria e Financave

Related Posts

Hapet konkurs për pranimin e 37 gjyqtarëve të rinj në tërë Kosovën
Kosovë

Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona

by TV OPINION
04/02/2023
Serwer: Është më realiste që Serbia të kthehet kah Kina, sesa kah Perëndimi
Ballina

Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

by TV OPINION
04/02/2023
Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi
Kosovë

Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi

by TV OPINION
04/02/2023
Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës
Botë

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

by TV OPINION
04/02/2023
Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës
Ballina

Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës

by TV OPINION
04/02/2023
Next Post
Bajrami: Tatimin në pronë s’e kanë rritur komunat, por Ministria e Financave

Bajrami: Tatimin në pronë s’e kanë rritur komunat, por Ministria e Financave

Te fundit

Shkaku i një borxhi, plagoset një person në Prishtinë

Theret me thikë një person në Prishtinë

11/01/2023
PDK paralajmëron kallëzim penal ndaj ministrit Murati, nëse nuk ekzekuton pagat

“Ministre e sansionuar nga ShBA-ja” – përplasen Haxhiu dhe Tahiri

10/11/2022
Haxhiu përshëndet themelimin e grupit punues, thotë se rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen një për një

Haxhiu përshëndet themelimin e grupit punues, thotë se rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen një për një

03/08/2022
KMDLNJ: Familjarët dhe avokatët e të mbajturve peng nga Gjykata Speciale duhet të pajisen me viza

​KMDLNJ: Të kërkohet transparencë dhe llogaridhënie për bisedime me Serbinë

18/10/2022
Fatmir Spahiu ironizon me grevën në arsim: I lehtë të qoftë dheu, viti shkollor 2022/23

Fatmir Spahiu ironizon me grevën në arsim: I lehtë të qoftë dheu, viti shkollor 2022/23

24/09/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona
  • Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?