Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës për media, ka folur për heqjen e tarifave.
Ai tha se Kosova ka kërkuar kohë për të studiuar këtë çështje, ndërsa Shqipëria nuk ka nevojë për studim sepse ka përfunduar “këtë proces nga pamja e konceptimit”
“Ne kemi një problem, që është i vjetër dhe sot në mbledhje kemi rënë dakord për të bërë një marrëveshje për një studim për bashkim doganor. Ky është një problem që e kemi adresuar me të gjitha qeveritë përpara dhe është fakt që ka diçka me shifrat që e bënë Kosovën të jetë ngurruese. Por unë besoj që në të gjitha rastet, ajo që pat me portin e Durrësit dhe Prishtinës, është zgjidhja përfundimtare e kësaj historie që lidhet me nevojën që ka Kosova për të pasur një autonomi të mjaftueshme që të mos goditet financiarisht nga sinergjia në këtë drejtim dhe nuk e kisha në asnjë kontest tjetër përveçse në këtë kontest që thashë. Kosova ka kërkuar kohë për të studiuar çështjen e heqjes së tarifave, ne nuk kemi nevojë ta studiojmë, sepse e kemi përfunduar këtë proces nga pamja e konceptimit. Do të përfitojnë kompanitë e Kosovës”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar tha se ambiciet janë që volumi tregtar të shkojë mbi 1 miliard.
“Ambicia është që volumi tregtar të shkojë mbi 1 miliard, nëse volumi tregtar nuk mund të shkojë mbi 1 miliard ende nuk jemi aty ku duhet.”