TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë

19/12/2024
in Ballina, Kosovë, Lajme, Te tjera
Të hënën s’ka mësim në shkollat e Kosovës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat në raportimin e braktisjes së shkollës tregojnë se ka një rritje të rasteve të braktisjes kur nxënësit nuk e kalojnë klasën për dy vjet rresht. Ndonëse shifrat nuk i ka tërësisht të verifikuara, si përgjigje, Ministria e Arsimit u ka kërkuar 15 komunave plane që frenojnë braktisjen.

Elhame Krasniqi ka pak ditë që ka mbushur 14 vjet dhe ka plot 14 muaj që nuk është më në shkollë. Ajo dhe i vëllai 15-vjeçar, Elhami, janë pjesë e një grupi të nxënësve të Shkollës fillore “Selman Riza” në Fushë Kosovë që kanë braktisur mësimin për shkak se nuk e ka kaluar klasën për dy vjet radhazi dhe kjo ua ka pamundësuar vijimin e rregullt të mësimit, shkruan RTK, transmeton Klankosova.tv.

Nëna e saj, Hateme Krasniqi, nga Fushë Kosova, tregon se fëmijët e saj u dërguan në shtëpi, duke u thënë të kthehen për “provime klasore” dhe nëse kalojnë këtë provimin në dhjetor dhe në qershor, atëherë do t’u lejohet që vitin e ardhshëm të kthehen në klasë.

“Kanë ngelur dy herë dhe tash janë me provime. Duhet të shkojnë njëherë apo dy. Në shpi askush nuk i mëson. Tash nuk e di a e vazhdojnë prapë klasën e gjashtë”, i ka thënë Krasniqi Radio Kosovës.

Krasniqi, 48-vjeçare, një pjesëtare e komunitetit rom, është një nga rastet e pakta që kanë raportuar për diskriminim pasi fëmijët e saj u dërguan në shtëpi.

Drejtori i Shkollës” Selman Riza”, Esad Simnica, thotë se në rastin e  këtyre fëmijëve” nuk pati zgjidhje tjetër” pavarësisht përpjekjeve për të “ të mos të vijë kjo situatë”.

Arijeta Islami, nga organizata “Idea Partnership”, që ofron mësime plotësuese, thotë se në rastet si ky, kalimi në këto teste bëhet edhe më i vështirë.

“Nëse nxënësi nuk e kalon klasën në mësim të përditshëm me mësimdhënës dhe shkon në shtëpi, ku prindërit nuk janë të arsimuar vetë, kjo nuk mund t’i ndihmojnë ata dhe situata bëhet më e vështirë”, thotë ajo.

Komuna e Fushë Kosovës është në mesin e 15 komunave që Ministria e Arsimit dhe organizatat e shoqërisë civile u kanë kërkuar të hartojnë planet që frenojnë braktisjen e shkollës, sidomos nga fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe atij egjiptian, por edhe të tjerët.

Merita Jonuzi, kryesuese e Ekipit të Ministrisë së Arsimit për Parandalim dhe Reagim ndaj Braktisjes së shkollave, i ka thënë Radio Kosovës se këto plane nuk do të mbesin në letër.

“Ne kemi bërë trysni që veprimet që janë përcaktuar në plan të jenë reale, të zbatueshme dhe në përputhje me nevojat që kanë komunat”, ka thënë Jonuzi.

Bjaram Ilazi, nga OJQ Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve, VoRAE, thotë se hulumtimet tregojnë për rritje të rasteve të braktisjes të shkollës, duke përmendur se në disa komuna nuk funksionojnë grupet që adresojnë braktisjen.

“Në shumicën e rasteve drejtoritë e arsimit hezitojnë të marrin guximin dhe të padisin prindërit që ata t’i kthejnë fëmijët e tyre në shkollë. Kjo zakonisht tejkalohet dhe lihet në harresë”, ka thënë Bajrami për Radio Kosova.

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit sugjerojnë se nevojiten padi, për të detyruar prindërit të dërgojnë fëmijët në shkollë.

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Fushë Kosovës po shpreson që t’i kthejë fëmijët e Hatemes në shkollë.

Drejtoresha Elmie Zymberi thotë se shpesh i paralajmërojnë prindërit për padi, por në rastin e këtyre fëmijëve nuk është ndonjë zgjidhje. “Ne nuk mund ta shfrytëzojmë të drejtën për padi sepse familja është në gjendje të rëndë dhe me padi e përkeqësojmë situatën”, ka thënë Zymberi për Radio Kosova.

Të dhënat e Ministrisë së Arsimit tregojnë se faktorët kryesorë që ndikojnë në braktisje janë varfëria, shfrytëzimi i fëmijëve për punë dhe shpesh mbetja prapa në mësim. Mos kalimi i klasës dhe mungesa e orëve plotësuese gjithashtu kanë ndikuar në rritjen e braktisjes së shkollës ngase fëmijët kanë janë rritur në moshë dhe kanë mbetur prapa në klasë.

Si rasti i fëmijëve të Krasniqit, të tjera të ngjashme janë regjistruar në platformën e raportimit të diskriminimit.

Habit Hajredini, shef i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, që mbikëqyr këto raste, i tha Radio Kosovës se janë adresuar rastet e raportuara.

“Është raportuar rasti nga prindi që nuk po lejohet vijimi (i shkollës) për shkak se kanë tejkaluar moshën. Ne e kemi adresuar menjëherë në Inspektoratin e Arsimit”, thotë  Hajeridini.

Tags: Kosova
ShareTweetShare
Previous Post

KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset zgjedhore

Next Post

Kosovën e viziton sot Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës, Thomas Sussli

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Kosovën e viziton sot Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës, Thomas Sussli

Kosovën e viziton sot Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës, Thomas Sussli

Te fundit

Aksion i gjerë i policisë në Shtërpcë

Aksion i gjerë i policisë në Shtërpcë

07/07/2022
“NË VETVENDOSJE KRIS KARRIKA”

“NË VETVENDOSJE KRIS KARRIKA”

12/06/2022
Haziri: Kurti po e përbin krejt pellgun e pështymës politike që e ka bërë me vite

Haziri: Kurti po e përbin krejt pellgun e pështymës politike që e ka bërë me vite

05/07/2022
Dëbimi i shqiptarëve me dhunë – 24 vjet nga eksodi i madh në Bllacë

Dëbimi i shqiptarëve me dhunë – 24 vjet nga eksodi i madh në Bllacë

10/04/2023
Paçarizi viziton një nga restorantet në Shatërvan ku i jep përkrahje zhvillim të bizneseve

Paçarizi viziton një nga restorantet në Shatërvan ku i jep përkrahje zhvillim të bizneseve

03/02/2025

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?