Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Përfaqësuesin Speciale të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Haradinaj tha se në këtë takim ka ripërsëritur qëndrimet e AAK-së, për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Amerikës dhe përkushtimin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, transmeton lajmi.net.
Haradinaj gjithashtu tha se ka falënderuar Lajçakun për angazhimin e tij dhe të BE-së, në këtë proces të rëndësishëm për venin.
Postimi i plotë:
Në takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajčak, ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke mes dy vendeve.
Gjithashtu z.Lajčak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.