Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar komandant Drinin në 23 vjetorin e tij.
Sipas Haradinaj, komandant Drini ishte njëri prej komandantëve më të shquar që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
‘’Sot kujtojmë 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të njërit prej komandantëve më të shquar që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha – Komandant Drini. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I afërt e i respektuar nga të gjithë’’, është shprehur Haradinaj.
Vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit, ka shtuar më tutje Haradinaj.