Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar që në këtë 15 përvjetor të Pavarësisë të nisin procedurat për ndërtimit të Monumentit të Pavarësisë, që do të ngritej në sheshin qendror të Kryeqytetit.
Shkrimi i plotë i Haradinajt:
“Kosova ta ngre Monumentin e Pavarësisë
Në tokën e Kosovës, ka shumë lapidarë e shtatore, ka shumë varre e përmendore dhe vende që sot janë bërë të shenjta për luftën dhe lirinë dhe kjo është pjesë e historisë sonë të lavdishme që nuk shlyhet kurrë.
Por në përpjekjet shekullore të shqiptarëve që të jenë të lirë e zot në tokën e tyre, ka një datë dhe ka një ditë që është më e madhja në historinë e Kosovës.
Ajo është Dita e Pavarësisë!
Në këtë përvjetor të 15-të të Pavarësisë, propozoj që mënjëherë të nisin procedurat e ndërtimit të Monumentit të Pavarësisë, që do të ngritej në sheshin qendror të Kryeqytetit.
Kjo ditë e madhe të shndërrohet në monumentale!
Rroftë Kosova dhe populli i saj heroik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.