Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varret e heroit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, në 25-vjetorin e rënies së tyre, raporton Ekonomia Online.
Të martën janë bërë 25 vjet nga vrasja e njërit ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njërit ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në, Ilir Konushevci.
Më 13 maj 1992 , Iliri, së bashku me shokët Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnë grupin ilegal apolitik me emrin “Shqiponjat“.