Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka mbajtur një konferencë për media.
Me këtë rast, Abazi ka folur për pakënaqësitë e tij drejtuar subjektit politik VV, të drejtuar nga Albin Kurti.
Haki Abazi ka paralajmëruar se kryeministri Kurti ka “urdhëruar për përjashtim të tij nga të gjitha komisionet parlamentare”.
Pas kësaj, Haki Abazi ka thënë se mund ta konfirmoj se është dhënë urdhër për shkarkimin nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar për Komision të Stabilizim Asocicimit në BE.
“Natyrisht se për shumicën prej juve nuk është krejt e papritur kjo gjë, unë kam shprehur qëndrimet e mija në konferenca të rregullta për shtyp, si deputet dhe si kryetar i Komisionit deri në momentin kur Kuvendi aprovon urdhrin apo jo, sepse në fund ky vendim do të merret në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë që me transparencë dhe në mënyrë direkte të shpreh qëndrimet e mija për atë se carë ndodhë përbrenda jetës politike, parlamentare dhe institucionale në Kosovë. Sigurisht se kureshtja sot është për arsyen që ka sjellë deri tek urdhri i Kurtit për shkarkimin tim.Mendoj se çështja kryesore është se Kurti mendon se do të hidhërohem shumë e do të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria. Dy vite pas marrjes së mandatit Kurtit është… e atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria.E kam thënë se unë nuk jam votë kundër Qeverisë Kurti dhe nuk do e bëjë qeverinë Kurti viktimë për t’u larguar. Pra kemi këtë kombinacion në Kosovë, opozita s’mund ta rrëzojë Kurtin, Grenell nuk ekziston më, Escobar nuk është njeriu që mund të krahasohet me Grenell dhe është me Ambasadën Biden. E asnjë interes të vetëm s’e ka askush racional ta rrëzojë Kurtin, por është detyrë e opozitës e opozita nuk i ka votat”,tha Abazi, shkruan lajmi.net.
Tutje ai theksoi se as ai deh asnjë deputet deputet tjetër me integritet përbrenda grupit të VV-së nuk është i interesuar që të rrëzojë qeverinë Kurti.
“Ne e unë personalisht nuk do i jap kënaqësinë në asnjë moment që të bëhem target i askujt për dështimet epokale të dy viteve të fundit që i kam ngritur në alarm. Këto janë zgjedhjet lokale, dështimi i VV-së në zgjedhje lokale, sidomos për shkak të kandidatëve të përzgjedhur, gjë që ia kamë thënë Kurtit. Zgjedhjet e brendshme të VV-së apo vrasja e plotë e demokracisë së brendshme e mos garimi i njerëzve të ndershëm të VV-së e lënia jashtë e aktivistëve më të devotshëm të VV-së e vendosja pa asnjë debat demokratik. Ku kam qenë edhe më i zëshëm është dështimi në diplomaci, rrjedhimisht edhe i partnerëve strategjik e i aleatëve strategjik kundër formës së udhëheqjes së dialogut e metodës që është vazhduar dialogu, e që është krejtësisht i njëjtë me atë se si është zhvilluar për 10 vite.Tensionimi i marrëdhënieve me SHBA-të është real dhe vie si rezultat i moskomunikimit e bredhjes kot në SHBA dhe lënies pa kapacitete të duhura . Nuk është faji i SHBA-së por i yni që s’kemi bërë kohën e duhur në pozicionimin e aleatëve tanë startegjik. Është mungesa e plotë e reformave të premtuara përbrenda institucioneve enë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.Këto kanë qenë katër çështjet në të cilat jam fokusuar në fjalimet e mija, shpesh herë s’më është dhënë fjala përbrenda parlamentit e më është dashur ta bëjë atë në forma të ndryshme”,shtoi ai.