Në emër të Republikës së Kosovës, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dje ka qenë pjesë e takimit Ministror të EFTA-s, të organizuar në Borgarnes të Islandës.
Hajdari ka njoftuar se kanë paraqitur isjen e Negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s.
Në fjalëne saj Hajdari theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës, nën udhëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti, është e përkushtuar që të punojë në bazë të parimeve të qeverisjes së mirë, për krijimin e një mjedisi afarist që do ta bëjë Republikën e Kosovës një destinacion më konkurrues në Evropën juglindore.
Njoftimi i plotë:
Një epokë e re midis Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s,
Sot në emër të Republikës së Kosovës jam pjesë e takimit Ministror të EFTA-s, të organizuar në Borgarnes të Islandës.
Në këtë takim sot jam së bashku me Znj. Thórdís Kolbrún Reykfjörd GYLFADÓTTIR, Ministre e Punëve të Jashtme (Islandë)
Znj. Dominique HASLER, Ministre e Punëve të Jashtme, Arsimit dhe Sportit (Lihtenshtajn), Znj. Marie-Gabrielle INEICHEN-FLEISCH, Sekretare e Shtetit për Çështjet Ekonomike (Zvicër), Znj. Janicke ANDREASSEN, Sekretare e Shtetit e Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Peshkimit (Norvegji) dhe Z. Henri GÉTAZ, Sekretar i Përgjithshëm i EFTA (Zvicër), ku së bashku paraqitëm nisjen e Negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s.
Në këtë drejtim, raundi i parë i negociatave pritet të nisë në fund të muajit gusht 2022.
Në fjalën time të sotme theksova se Qeveria e Republikës së Kosovës, nën udhëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti, është e përkushtuar që të punojë në bazë të parimeve të qeverisjes së mirë, për krijimin e një mjedisi afarist që do ta bëjë Republikën e Kosovës një destinacion më konkurrues në Evropën juglindore.
Po ashtu paraqita edhe treguesit e performancës së vendit tonë ku kemi shënuar si asnjëherë më parë rritje ekonomike, rritje të treguesve të demokracisë, lirisë së të shprehurit dhe përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës, me qëllimin për të sigurar një të ardhme më të ndritur për shoqërinë tonë, rininë tonë.
Finalizimi sa më i shpejtë i kësaj marrëveshjeje, është i një rëndësie të madhe për Kosovën, pasi shkëmbimet tregtare me vendet e EFTA-s, veçanërisht me Zvicrën dhe Norvegjinë, janë vazhdimisht në rritje dhe kanë një bilanc të dukshëm pozitiv tregtar për mallra dhe shërbime.
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mbulon fusha të ndryshme në të cilat palët do të kërkojnë bashkëpunim më të madh, si dhe çështje tregtare si tregtia e mallrave dhe shërbimeve, barrierat teknike në tregti, masat sanitare dhe fitosanitare, lehtësimi i tregtisë, rregullat e origjinës, duke përfshirë bashkëpunimin doganor dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.
Vendet e EFTA-s dhe Kosova gjithashtu, do të kërkojnë të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha me rëndësi të veçantë për të zgjeruar marrëdhëniet e tyre tregtare, siç janë flukset e investimeve, duke përfshirë transferimin e teknologjisë, politikën dhe ligjin e konkurrencës, prokurimin publik, tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe çështje dhe politika të tjera të lidhura me tregtinë, duke përfshirë tregtinë e shërbimeve.