TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve kryesisht meritorë, probleme në përzgjedhjen e kryeprokurorit të Apelit

27/12/2024
in Kosovë, Lajme
KDI: Mbi 70% e të anketuarve në Kosovë e Serbi të pakënaqur me rolin e BE-së në dialog
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) – Departamentit të Shtetit amerikan, si edhe National Endowment for Democracy (NED) ka publikuar raportin “Përzgjedhja e kryeprokurorëve-raport i monitorimit të procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve të Prokurorisë se Apelit dhe kryeprokurorit të pesë (5) prokurorive themelore”.

IKD-ja njofton se ka monitoruar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorëve të Prokurorisë së Apelit dhe pesë prokurorive themelore (Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj). Bazuar në gjetjet e monitorimit të IKD-së, ky proces vlerësohet si proces kryesisht i drejtë dhe meritor, me përjashtim të procesit të Prokurorisë së Apelit ku u evidentuan një numër më i madh i problemeve.

Raporti thekson se sa i përket proceseve të përzgjedhjes së kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore, ky institut gjeti se procesi ishte përgjithësisht i drejtë, meritor dhe transparent. Panelet vlerësuese aplikuan një qasje të barabartë ndaj kandidatëve dhe dallimet në poentime ishin brenda kufijve të vlerësimit të lirë.

Në lidhje me këto, gjetjet e raportit të IKD-së, vlerësojnë si problematike arsyetimin, duke u referuar në performancën e kandidatëve. “Në disa raste, poentimi dhe arsyetimet e dhëna nga anëtarët e paneleve vlerësuese përfshinin vlerësimet e performancës së kaluar të kandidatëve, edhe pse këto janë kritere formale për t’u pranuar në garë dhe jo për të ndikuar në vlerësimin e kritereve për përzgjedhje të Kryeprokurorëve”, thekson raporti.

Sipas gjetjeve të IKD-së, përdorimi i këtij kriteri paraqet vlerësim të dyfishtë derisa mos aplikimi i këtij arsyetimi tek të gjithë kandidatët paraqet një lloj pabarazie. Për këtë arsye, IKD në raport vlerëson se aplikimi i këtij kriteri duhet të shmanget në të ardhmen.

“Sa i përket procesit për përzgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, IKD-ja ka evidentuar disa probleme. Fillimisht, IKD-ja ka evidentuar diskrepancë të theksuar në vlerësimin e kandidatëve nga anëtarët e panelit vlerësues, ku për të njëjtin kandidat, pikët për të njëjtat kritere ndryshonin ndjeshëm. “Kjo krijoi perceptimin e preferencave personale të anëtarëve të panelit në raport me kandidatët për kryeprokurorë të Prokurorisë së Apelit. Tutje, sa i përket këtij procesi, IKD-ja evidentoi se në një rast, njërit prej kandidatëve nuk iu parashtrua një pyetje, e cila i ishte parashtruar të gjithë kandidatëve të tjerë. Derisa në një rast tjetër, në bazë të monitorimit, IKD-ja vlerëson se një pyetje nuk ishte mjaftueshëm e qartë”, thuhet në raport.

Sipas raportit, procesi ishte përgjithësisht transparent, me përfshirjen e monitoruesve të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë. Megjithatë, panelet vlerësuese nuk siguruan qasje të plotë në arsyetimin e poentimit të dhënë, duke ofruar këto dokumente vetëm në shikim.

“Raportin gjen se sa i përket barazisë gjinore, pjesëmarrja e grave ishte shumë e ulët, ku nga 15 kandidatë, 5 prej tyre ishin gra dhe 10 ishin burra. Nga gjithsej gjashtë (6) prokurori, vetëm në dy (2) prej tyre pati kandidate gra derisa në katër (4) prokurori të tjera gara zhvillohej në mes të burrave. IKD-ja në raport rekomandon që në të ardhmen, KPK-ja duhet ta adresojë këtë situatë në kuptim të nenit 4 të Ligjit për barazi gjinore”, njofton ky institut.

Përfundimisht, raporti nga monitorimi i IKD-së gjen se procesi ka qenë kryesisht meritor dhe transparent për shumicën e pozitave, me disa probleme më të theksuara në procesin për përzgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit.

Tags: Instituti i Kosovës për Drejtësi
ShareTweetShare
Previous Post

Burgim i përjetshëm ndaj Edmond Lajçit për vrasjen e bashkëshortes së tij në Pejë

Next Post

​Hovenier: Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
​Hovenier: Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë

​Hovenier: Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë

Te fundit

Sot hyn në fuqi një nga marrëveshjet Kosovë – Shqipëri

Sot hyn në fuqi një nga marrëveshjet Kosovë – Shqipëri

02/07/2022
Arbnor Muja transferohet tek Antwerpi në Belgjikë

Arbnor Muja transferohet tek Antwerpi në Belgjikë

05/08/2022
I lidhur me Rina Zaitin pas ndarjes nga Sara Hoxha? Ja si përgjigjet Ledri Vula

I lidhur me Rina Zaitin pas ndarjes nga Sara Hoxha? Ja si përgjigjet Ledri Vula

30/12/2024
Dasmë në familjen Berisha, Armina dhe Shkëlzeni martohen këtë fundjavë

Dasmë në familjen Berisha, Armina dhe Shkëlzeni martohen këtë fundjavë

22/09/2022
Shtyhet protesta e PSD-së ‘për një moment të dytë’

Shtyhet protesta e PSD-së ‘për një moment të dytë’

06/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?