Kryediplomatja Donika Gërvalla, ka diskutuar me homologun irlandez i cili do të udhëheqë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një njoftimi në Twitter thotë se ministrja Gërvalla ka pasur diskutim të detajuar me homologun irlandez raporton Gazeta Express.
“Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka vazhduar takimet me diskutime të detajuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Irlandës, në kapacitetin e tij si udhëheqës i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, sa i përket anëtarësimit të Kosovës dhe çështjeve të rëndësishme politike”, thuhet në njoftim.
Irlanda do të kryesojë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, trup ky ku edhe do të merret vendimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE.