Deputeti i LVV-së, Haki Abazi sot në një konferencë për media ka përmendur edhe zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.
Pas akuzave të ngritura nga ana e tij ka reaguar edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.
Duke publikuar edhe një dokument që dëshmon se Gashi ka paraqitur kërkesë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për marrjen në pyetje të tij në cilësinë e dëshmitarit, përcjell lajmi.net.
“Pas prononcimeve te deputetit te Republikes se Kosoves z.Haki Abazi, Kam paraqitur kerkese ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves per marrjen ne pyetje te tij ne cilesin e Deshmitarit.
Z.Haki Abazi e ka borgj ndaj Astrit Deharit dhe e ka obligim ligjor qe te deshmoj dhe ti dorezoj te gjitha provat qe ai pretendon se i ka ne Prokurori e qe kan te bejne me rastin e zhdukjes se mostrave biologjike dhe te gjakut te Astritit, te cilat jane zhdukur nga Instituti i Mjeksise Ligjore ne Prishtine e qe per zhdukjen e tyre eshte bere e ditur para 2 muajve.”, ka shkruar Gashi.