BASHKIMI – PEJA 03 76:65. Basketbollistet e Bashkimit kanë shënuar fitore të vlefshme ndaj Pejës 03 në kryendeshjen e javës së 12-të të Superligës së femrave me rezultat 76:65. Pejanet e përforcuara me basketbolliste cilësore e nisën ndeshjen të mobilizuara dhe të motivuara skajshmërisht. Ato të parat shënuan dhe krijuan epërsi minimale, duke e përmbyllur çerekun e parë me shifrat 15:11.
Në dhjetëminutëshin e dytë vashat e Bashkimit e përmirësuan efikasitetin dhe në këtë pjesë të lojës realizuan 23 pikë, derisa udhëtueset nuk arritën më shumë se 14 sosh. Me rezultat 34:29 skuadrat shkuan në pushim. Rivaliteti i këtyre dy skuadrave dhe dëshira për të shënuar fotore ndikoi në lojë angazhuese të të dyja ekipeve, të cilat realizuan nga 21 pikë. Çerekut i katërt filloi me 5 pikë na favor të Bashkimit (55:50), kështu që skuadrat luanin të përqëndruaruara për fitore.
Vendëset me mbrojtje të ngjeshur dhe efikasitet në sulm shkonin sigurt drejt fitores. Me shifrat 76:65 përfundoi kjo përballje sa intersante aq edhe atraktive. Për fitoren e Bashkimit kontribuuan të gjitha lojtaret, e sidomos Godbold me 20 pikë e 7 kërcime, Përquku me 16 pikë e 11 asistime dhe Byrd me 15 pikë. Ndërkohë te pejanet u dalluan Landrum me 23 pikë dhe Woodard me 12 pikë e 12 kërcime. Pas kësaj fitoreje, vashat e Baahkimt të martën udhëtojnë në Vlorë ku do të përballen me skuadrën e Flamurtarit në ndeshjen e vlefshme për Ligën unike të femrave.