Moderatori Flor Gjini ka ironizuar së fundmi Bora Zemanin, në një intervistë për “Natë me Aulonën”. Ai tregoi arsyet e largimit nga “Top Channel”, ku veçoi se kishte biseduar për të qenë pjesë e “Dancing With the Stars”, konkretisht në “Gold Room”. Aty ai nuk ka la pa ironizuar faktin se moderatore e spektaklit të kërcimit është Bora Zemani.
Ndonëse nuk përmendi emra, ai u shpreh se nuk dëshiron ta marrë vëmendjen me puthje, referuar puthjes së moderatores me Donald Veshajn. “Nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”- u shpreh ai.
I pyetur për marrëdhënien e tij me Ori Nebiajn, Flor Gjini u shpreh: “Marrëdhënia me Orin është shumë e mirë. Në fillim nuk ka qenë shumë e mirë. Këto vitet e fundit jemi lidhur shumë me njëri-tjetrin. Në fillim ishte Olsa në mes, dhe ku është ajo ka dramë. Ori ka një talent të madh në kuzhinë dhe na mbledh gjithmonë tek shtëpia e saj.
Në rolin e “Për’puthen” më pëlqen shumë. I kam thënë që po bën gabim sepse mendova që “Për’puthen” donte një vazjë që thotë “fol ti se e ke radhën.” Ori i ka dhënë autoritetin që i mungonte atij programi”. Gjithashtu ai sqaroi raportin e tij me Einxhel Shkirën, duke thënë:
“Është e vërtetë që nuk flasim sepse ne po folëm flasim gjithë natën dhe rri pa gjumë. Me Einxhelin kam një marrëdhënie shumë të mirë, tani e ka marrë të gjithë vëmendjen bebi.” I pyetur nëse është i lumtur, moderatori u përgjigj duke thënë: “Jam shumë i lumtur. Kam patur dy javë për të cilat u futa në një dilemë. Tani po jam i lumtur!”, u shpreh Flor Gjini.