TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Glauk Konjufca ‘zi e terr’ për Gjykatën Speciale: Absolutiste, ‘sui generis’

21/06/2022
in Ballina, Kosovë, Kronika Ditore, Lajme
Glauk Konjufca ‘zi e terr’ për Gjykatën Speciale: Absolutiste, ‘sui generis’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Gjykatës Speciale, pas vizitës së ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Dhomat e Paraburgimit në Hagë.

Konjufca, në një prononcim për media, pas takimit me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka thënë se kësaj gjykate i duhet një mekanizëm kontrollues, qoftë ndërkombëtar ose vendor, teksa e ka vlerësuar edhe si ‘absolutiste’, shkruan lajmi.net.

“Problemi është ky, që edhe mënyra se si po funksionon kjo gjykatë me të thënë të drejtën është absolutiste. Kjo Gjykatë, për të qenë e ndershme, për të qenë në përputhje me drejtësinë, e jo e politikës, ka nevojë për një mekanizëm kontrolli. Ky mekanizëm i llogaridhënies nuk po shihet në horizont. Por, bashkësia ndërkombëtare nuk po e themelon, Kosova nuk e ka kurrfarë mekanizmi, por në anën tjetër Kuvendi është themelues”, ka thënë Konjufca.

“Elementi kryesor është fakti që kjo Gjykatë është themeluar në pretendimet për krimet e kryera gjatë luftës, pra kështu quhet ajo gjykatë dhe ky është një defekt të cilin e kemi kritikuar vazhdimisht. Ne e dimë se çfarë ka ndodhë në Kosovë. Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi i Serbisë mbi popullin e Kosovës, ndaj popullatës së pa armatosur. Mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës janë vra në Kosovë, në disa regjistra ndërkombëtare. Tash, kur e shqyrtoni se kush e ka pasë përgjegjësinë për atë çka ka ndodhë, të gjithë e dinë që Serbia. Policia, ushtria, formacionet paramilitare, të cilat ka fakte se kanë qenë të lidhura me Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe”, deklaroi kryekuvendari.

“Unë e vizitova z. Thaçi, z. Veseli, z. Krasniqi, z. Haradinaj… Sali Mustafa ka qenë në izolim të plotë para një muaji, para një muaji ka të drejtë të rrijë edhe me të tjerët, por ka qenë në izolim të thellë. Të gjithë që i pashë janë mirë, janë shumë të fortë me vullnet dhe janë shumë të qëndrueshëm. Natyrisht, shqetësimi i tyre është, sikurse i mbrojtjes së tyre, është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe në procedura, për të cilat absolutisht nuk ka kurrfarë mekanizmi të ankesës. Kjo është pikërisht për shkak se kjo Gjykatë është absolutiste. Në këtë kuptim, natyrisht, ata janë të pakënaqur, sikurse krejt populli i Kosovës, pasi që aktakuza lë hapësirë për inkrimin e UÇK-së”, deklaroi ndër të tjera i pari i Kuvendit.

Tags: Gjykata SpecialeGlauk Konjufca
ShareTweetShare
Previous Post

Reduktimi i gazit rus, Evropa e shqyrton mundësinë që ta përdorin më shumë qymyrin

Next Post

Opozita kërkon shkarkimin e bordit të ZRRE, LVV kundër

Related Posts

Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës
Ballina

Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës

by TV OPINION
03/07/2022
Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave
Botë

Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave

by TV OPINION
03/07/2022
Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Regjistroni veturat me targat RKS, do të ketë edhe lehtësime
Ballina

Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Regjistroni veturat me targat RKS, do të ketë edhe lehtësime

by TV OPINION
03/07/2022
​Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria
Ballina

​Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria

by TV OPINION
03/07/2022
​Zjarr në një depo në Pejë, dëmtohen tri shtëpi banimi
Kosovë

​Zjarr në një depo në Pejë, dëmtohen tri shtëpi banimi

by TV OPINION
03/07/2022
Next Post
Opozita kërkon shkarkimin e bordit të ZRRE, LVV kundër

Opozita kërkon shkarkimin e bordit të ZRRE, LVV kundër

Te fundit

Ticë, fshati ku Adem Jashari e kaloi natën e fundit para rrethimit nga serbët

Ticë, fshati ku Adem Jashari e kaloi natën e fundit para rrethimit nga serbët

08/06/2022
LDK do të propozojë rezolutë në Kuvend për uljen e akcizës së derivateve

LDK do të propozojë rezolutë në Kuvend për uljen e akcizës së derivateve

09/06/2022
Krasniqi – deputetëve të VV-së: Për kodin Civil s’e keni dëgjuar kryeminisrin, veproni njëjtë edhe për Trustin

Krasniqi – deputetëve të VV-së: Për kodin Civil s’e keni dëgjuar kryeminisrin, veproni njëjtë edhe për Trustin

23/06/2022
Kurti në Oxford e kritikon politikanin e famshëm që ka vdekur para 57 vjetësh

Kurti në Oxford e kritikon politikanin e famshëm që ka vdekur para 57 vjetësh

07/06/2022
Ngritja e çmimeve, deklarohet Albin Kurti

Ngritja e çmimeve, deklarohet Albin Kurti

30/06/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Arrestim Ballkani i Hapur Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani Volodymyr Zelensky
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës
  • Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?