Për shkak të përbërjes së re të trupit gjykues, të enjten ka filluar rishtazi gjykimi ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi, bëri të ditur se është ndërruar një anëtare e trupit gjykues, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në përbërje të trupit gjykes, më parë ka qenë anëtare gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, ndërsa tani sipas gjykatësit anëtar do të jetë gjykatësi Ngadhnjim Arrni.
Pasi aktakuza u konsiderua e lexuar, Sekiraqa sërish u deklarua i pafajshëm për veprat penale që i vihen në barrë.