Që nga përfundimit i samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, nga dita e djeshme ka pasur reagime të shumta.
Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare Bedri Elezi, në një deklaratë ekskluzive për Radio Dardania dhe Tv Opinion, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë ështe stabile por e brishtë.
Elezi potencioi se qytetarët e Kosovës nuk e kanë merituar izolimin nga Evropa.
Ai tha se vendimi nga Samiti i BE-së me shtetet e Ballkanit Perendimor për mosliberalizimin e vizave është i padrejtë dhe ka zbehur shpresat e popullit të Kosovës për një vendim të shpejtë për lëvizje të lirë.
“Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin ndër qytetarët më të izoluar të Evropës dhe kjo është e padrejtë. Kosova realisht ka përmbushur të gjitha normat e kërkuara nga Bashkimi Evropian në aspektin e sigurisë dhe është i quditshëm mendimi i disa Ministrave të disa vendeve të BE-së , si Franca, për të kundërshtruar liberalizimin e vizave për Kosovën” ka thënë Elezi. /tv-opinion/