TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Avokati i Shalës mohon pjesëmarrjen e tij në Brigadën 128 dhe ekzistencën e fabrikës

22/02/2023
in Kosovë, Lajme
Avokati i Shalës mohon pjesëmarrjen e tij në Brigadën 128 dhe ekzistencën e fabrikës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

Pala mbrojtëse e tij, avokati Jean-Louis Gilissen po paraqet deklaratën mbrojtëse, duke treguar me detaje angazhimin e Shalës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gilissen deklaron se Pjetër Shala nuk ka qenë pjesëtar i Brigadës 128, e cila lidhet me fabrikën joekzistente në Kukës.

“Dje pamë prezantime 3D të ndërtesës së burgut, ju uroj për këto imazhe. Por, për një person që nuk e ka vizituar asnjëherë fabrikën dhe nuk u paraqit këtu, se si ishin pamjet brenda kësaj ndërtese. Do të donim ta shihnim se si duken këto dhoma ose salla të famshme dhe të shohim planimetrinë e tyre siç kanë qenë”, thotë Gilissen.

Ai shton se ka vërejtur dallime dhe ndryshime në deklaratat e personave që kanë qenë në ndërtesën e fabrikës.

Avokati përsëritë se klienti i tij, Shala mori vesh për këtë fabrikë për herë të parë në akuzën kundër tij.

“Shpresojmë të shohim verzionin dhe vlerësimin e për një pretendim të ekzistencës të një burgu, të cilin Shala nuk e kishte ditur se ekzistonte deri në momentin kur akuzua, e lëre më të marrë në pyetje persona e as torturuar në këtë fabrikë”, thotë avokati.

“Në të gjitha këto pika, pjesa më madhe e personave që ka intervistuar ZPS-ja, ata kanë deklaruar se kanë kaluar kohë në brigadë dhe në fabrikë, kurse ata që nuk i ka ftuar, kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në këto akuza dhe mohojnë që e njohin ose që e kanë parë Shalën në këto ambiente. Ata që nuk u ftuan si dëshmitarë, paraprakisht kanë konfirmuar se Shala nuk ka qenë pjesëtar i kësaj brigade”, shprehet Gilissen.

Avokati i Shalës, po ashtu përmend se ata “nuk konfirmuan e as mohuan ekzistencën e burgut brenda fabrikës”, mirëpo mohojnë se kanë marrë në pyetje.

Prandaj, ai thotë se për anën e tyre është e vështirë të vlerësohet dhe merret seriozisht akuza për ekzistencën dhe veprimet e klientit të tij në një fabrikë të pretenduar në Shqipëri.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, që akuzohet për drejtimin e një burgu të improvizuar kur supozohet se u keqtrajtuan njerëz dhe një u vra, në nisje të gjykimit ndaj tij në Hagë, tha se akuzat ndaj tij janë të fabrikuara.

“Nuk pranoj asgjë, të gjitha janë të fabrikuara”, tha Shala para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, të martën më 21 shkurt.

Prokurorët kanë ngritur katër akuza për krime lufte ndaj Shalës, përfshirë akuzat për torturë dhe vrasje. Ata kanë argumentuar se Shala ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka arrestuar dhe ka keqtrajtuar të paktën 18 persona, që i konsideronin spiunë apo bashkëpunëtorë të serbëve.

Tags: Dhomat e SpecializuaraHageJean-Louis GilissenKosovePjetër Shala
ShareTweetShare
Previous Post

Murati: 20 milion euro investime për Trepçën që të rritet produktiviteti dhe efiçenca

Next Post

Abott: Institucionet e Kosovës dëshmojnë vullnet për transparencë dhe llogaridhënie

Related Posts

Ohër: Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë
Ballina

BE dhe SHBA kërkojnë zbatimin e marrëveshjes

by TV OPINION
22/03/2023
Policia me fushatë vetëdijesimi apelon tek qytetarët që të mos i përdorin telefonat gjatë ngasjes
Kosovë

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

by TV OPINION
22/03/2023
Qeveria merr vendim që Rizvanolli të autorizohet nga Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në
Ballina

Mblidhet Qeveria, këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës

by TV OPINION
22/03/2023
Dita Botërore e Ujit
Lajme

Dita Botërore e Ujit

by TV OPINION
22/03/2023
Dy seancat plenare të kësaj jave, pritet të miratohet rregullorja e re
Ballina

Sot mblidhet kuvendi, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara

by TV OPINION
22/03/2023
Next Post
Abott: Institucionet e Kosovës dëshmojnë vullnet për transparencë dhe llogaridhënie

Abott: Institucionet e Kosovës dëshmojnë vullnet për transparencë dhe llogaridhënie

Te fundit

Opozita reagon për takimin e krerëve të Kosovës me Blinkenin, përshëndet përkrahjen e SHBA-së

Opozita reagon për takimin e krerëve të Kosovës me Blinkenin, përshëndet përkrahjen e SHBA-së

27/07/2022
Haradinaj deklarohet për takimin me Escobar: Diskutuam për veriun

Escobar nesër në Kosovë, mbledh sërish krerët e Opozitës

18/10/2022
Dritan Abazoviq sot takohet me Aleksandër Vuçiq në Beograd

Dritan Abazoviq sot takohet me Aleksandër Vuçiq në Beograd

29/06/2022
Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës, falsifikonte dokumente

Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës, falsifikonte dokumente

05/07/2022
Avancimi i Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, diplomati serb: Ka presion mbi vendet që se njohin Kosovën

Avancimi i Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, diplomati serb: Ka presion mbi vendet që se njohin Kosovën

05/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • BE dhe SHBA kërkojnë zbatimin e marrëveshjes
  • Një thelb hudhër në mëngjes, shumë përfitime shëndetësore

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?