Profesori i Integrimeve Evropiane Avni Mazreku, në një deklarate ekskluzive për Radio Dardania dhe Tv Opinion, ka folur për mosliberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës.
Ai ka thënë se Evropa po tregohet e padrejtë për shqipëtarët e Kosovës duke i mbajtur qytetarët të izoluar pa lëvizje të lirë , duke pasur parasysh që Kosova i ka përmubushur të gjitha kriteret qysh nga viti 2016.
“Shqipëtarët duhet të mendojnë më shumë dhe të rrisin bashkëpunimin mes tyre. Kosova dhe Shqipëria të integrojnë sa më shumë politikën e jashtme, politikën e mbrojtjes dhe sigurisë por edhe në fusha tjera “, ka thënë Mazreku./tv-opinion/