Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth djegies së tri veturave në veri të vendit.
Sipas policisë më 1 prill 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur, në dy rate të ndara, janë djegur tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb.
“Njëri rast ka ndodhur, më 1 prill 2023, në orët e hershme të mëngjesit (3:40h), në Leposaviq, afër qerdhes së fëmijëve, ku veturat ishin të parkuara skaj rruge. Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin.”, thuhet në njoftimin e policisë
Më tej bëhet e ditur se rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve, ku një veturë me targa RKS është djegur nga persona të dyshuar.
“Në të dy rastet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin. Policia e Kosovës, në këto raste ka reaguar me të shpejtë, duke ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe duke iniciuar rastet kriminale të cilat është duke i trajtuar (hetuar) me seriozitet dhe me këtë rast fton qytetarët për bashkëpunim në gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.”, përfundon njoftimi i policisë.
12:09- Policia për RTV21 konfirmon djegien e tri veturave në veri: Dy me targa RKS , një me targa serbe
Djegien e tri veturave të tjera në Leposaviq e ka konfirmuar për rtv21.tv zdrejtori i Policisë në Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Ai ka thënë se dy vetura të djegura janë me targa RKS ndërsa një me targa srb.
Sipas Hotit ngjarja ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit diku para orës 4:00.
Nga Presidenca thonë se janë djegur edhe tri vetura në veri: Regjimi piroman i Vuçiqit do të dështojë
Blerim Vela, Shefi i Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se edhe tri vetura tjera janë djegur në Leposaviq.
Ai ka dënuar aktin duke thënë se një gjë e tillë po bëhet nga strukturat ilegale të Serbisë.
“Të diskredituara dhe me mbështetje të zvogëluar nga serbët e Kosovës , strukturat ilegale të Serbisë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piromane i Vuçiqit do të dështojë.” , ka shkruar Vela në Twitter.
Në një interval kohor prej dy ditësh janë djegur pesë vetura me targa RKS në veri të vendit.
Lidhur me këtë ka pasur reagime të ashpra nga krerët e shtetit e nga bashkësia ndërkombëtare.
Zyra e Presidentes së Kosovës fajësoi Serbinë për, siç tha, përpjekje që të krijojë klimë frike para zgjedhjeve të 23 prillit.
“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit kundër serbëve vendas në veri të Kosovës ! Mbrëmë janë djegur edhe 3 makina të tjera vetëm se kishin targa RKS.. Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike për të prishur jetën normale dhe zgjedhjet e 23 prillit”, tha Bekim Vela nga zyra e Presidentës.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkroi ë rrjetin e tij social, se Presidenti i Serbisë duhet të heqë dorë nga destruktiviteti dhe t’i urdhërojë, siç tha, njerëzit e tij të heqin dorë nga sulmet e dhunshme. Një numër diplomatësh perëndimor në Prishtinë dënuan djegien e makinave, përfshirë edhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
““Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur në dy ditët e fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm dhe i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës.”, tha shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, në një ripostim të tij në rrjetin social tëitter e ka dënuar incidentin duke e cilësuar akt kriminal. Djegie të makinave në veri të Kosovës pati edhe në fund të vitit të kaluar pas telasheve me zbatimin e marrëveshjes së targave. Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë, thotë se djegia e veturave është një mesazh nga Beogradi zyrtar.
“Kjo tregon përshkallëzimin e gjendjes në kuptim të përshkallëzimit artificial të gjendjes krejt këto të urdhëruara nga presidenti Vuciq, pra duke i ngritur strukturat kriminale të ekstremistëve serb në veri me qëllim të targetohen automjetet që janë të identifikueshme që i kanë regjistrimet RKS. Qëllimi është të pengohen zgjedhjet në veri për arsyje se nuk kanë dashtë të aplikojnë në afatin e fundit. Kjo është qëllimi që me këto mënyra që Vuqicin cdo herë e paraqet me dy mënyra në njërën anë paraqitet si politikan i modernuar përkrah ndërkombëtarëve dhe në anën tjetër nëntokën e përdor cdo herë me qëllim ta përshkallëojë situatën”. tha Ibishi.