Nëse mendoni që jeni të mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit, pasi që jeni ulur nën çadër dielli apo jeni futur nën kurorën e pemëve, gaboni
Edhe në këtë mënyrë trupin tonë mund ta sulmojnë sasi të konsiderueshme të rrezeve ultraviolete.
Kjo ndodh për shkak që rrezatimi i rrezeve infra të kuqe të diellit deri në lëkurën tonë arrin në dy mënyra:
– Drejtpërdrejt, si rrezatim diellor.
– Indirekt, si rrezatim i cili është refuzuar nga sipërfaqja siç janë rëra, betoni, madje edhe xhamat.
Kur ulemi nën çadrën e diellit apo nën tendë, sasia e madhe e rrezeve ultraviolete të cilën e marrim është indirekte. Freskia është gjë e mirë, mirëpo larg nga ajo e përsosura, transmeton Telegrafi
Nëse mbështeteni vetëm në këtë, do të befasoheni dukshëm në fund të ditës. Madje edhe kur çadra e diellit të jetë bërë nga materiali i cili 100 për qind mbron nga rrezet ultraviolete, në rastin më të mirë mund ta përgjysmoni sasinë e rrezeve të dëmshme të cilat arrijnë deri te ju.