Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se pas konsultimeve që kanë pasur, është vendosur që tre liderët e shteteve të rajonit, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë në Samitin e BE-së në Bruksel.
Vuçiq tha se kanë vendosur që të shkojnë nesër në këtë Samit.
“Në bisedën e sotme me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kemi rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të Bashkimit Evropian”, tha Vuçiq.
Pjesëmarrjen tashmë e ka konfirmuar edhe Edi Rama.