Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “tentim dhunimi” dhe një rast tjetër “dhunim” në komunën e Gjakovës.
Rasti i parë ka ndodhur dje rreth orës 16:53. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj, lidhur me rastin e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq rasti i dhunimit kishte ndodhur më 20 mars 2023 rreth orës 13:00. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.