Një rrahje ka ndodhur dje në rrugën “Muharrem Hoxhaj” në Prizren, ku dy persona dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas Policisë rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale që tre personat kishin ndërmjet vete.
Policia njofton se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar një gyp metali dhe një thikë.
Të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR|Rr. Muharrem Hoxhaj, Prizren 22.06.2022-21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Si prova materiale janë sekuestruar: një gyp metali dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /GazetaExpress/