TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

23/06/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme, Te tjera
Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të 2015-ës.

Akgjykimi ndaj Pajazitajt u shpall të enjten, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Ibrahim Idrizi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ky rast kishte marrë epilog dy herë në Gjykatën Themelore në Pejë, ku pas gjykimit të parë Pajazitaj ishte shpallur i pafajshëm, kurse pas gjykimit të dytë, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por, në të dy rastet, aktgjykimet ishin anuluar nga Gjykata e Apelit, përkatësisht Gjykata Supreme dhe lënda ishte kthyer në rigjykim.

Ndërsa, më 27 maj 2021, Gjykata Themelore në Ferizaj, e kishte dënuar Pajazitajn me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë, kurse Gjykata e Apelit më 29 tetor 2021 këtë çështje e ktheu në rivendosje në Gjykata Themelore në Ferizaj.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2018, të akuzuarin Naser Pajazitaj, në mungesë të provave e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë lëndë në rigjykim.

Pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ky dënim ishte vërtetuar pastaj edhe nga Gjykata e Apelit në korrik të vitit 2019.

Por, në nëntor të vitit 2019, Gjykata Supreme i kishte prishur të dy aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.

Pas kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë ishte përjashtuar nga ky rast dhe lënda ishte deleguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me arsyetimin për të mënjanuar dyshimet ndaj sistemit të drejtësisë.

Gjykata Themelore në Ferizaj, më 27 maj 2021, e kishte dënuar Pajazitajn me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë. Më pas, Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha- Haxhosaj, Naser Pajazitaj akuzohej se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan, e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, Pajazitaj e ka bërë në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë në këmbë së bashku me axhën e saj dhe kur kanë arritur tek bunari i fshatit janë ndarë, ashtu që viktima ka vazhduar rrugën në drejtim të Strellcit të Epërm dhe kur afrohet përafërsisht 150 metra afër shtëpisë së Nedi Jusaj, aty pari kalon i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e më pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit dhe kur arrin tek “Kroni i Lajthisë” fillimisht e privon me armë duke shtënë dy herë në kokë, e më pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunj dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse viktima më 27 dhjetor 2015 është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.

Sipas aktakuzës, Pajazitaj akuzohej se më parë e deri më 9 nëntor 2015, në fshatin Strellc, Komuna e Deçanit, pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një revole të tipit të panjohur dhe një pushkë gjuetie me numër serik 0193117 si dhe 12 fishekë të kësaj pushke, në atë mënyrë që më revole ditën kritike ka kryer veprën penale të cekur si më lartë.

Gjithashtu, sipas aktakuzës më parë dhe gjerë më 23 maj 2017, në fshatin Strellc i Ulët, Komuna e Deçanit, i akuzuari pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një armë AK-47 dhe 2 karikatorë të zbrazet, ashtu që policia gjatë bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë e të pandehurit në dhomën e fjetjes ka gjetur dhe sekuestruar armën e cekur si më lartë.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkonte të akuzuarin se ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” nga neni 179 i KPRK–së dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK–s.

Tags: Burgim i përjetshëmDenimNaser Pajazitaj
ShareTweetShare
Previous Post

Haxhiu u kërkon deputetëve që të votojnë pro tërheqjes së Trustit: Kërkesa buron nga qytetarët

Next Post

Dy persona arrestohen në Prizren, dyshohet se e rrahën një tjetër

Related Posts

Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër
Kosovë

Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër

by TV OPINION
02/02/2023
Memli Krasniqi: Pavarësia e Amerikës shënon triumfin dhe ngritjen e një bote të lirë e demokratike
Ballina

Krasniqi: Kosova e lumtur që në rrugën e fuqizimit ka një aleat si SHBA-të

by TV OPINION
02/02/2023
Kurti takon përfaqësuesit e Qendrave për Punë Sociale, u premton më shumë vëmendje
Kosovë

Kurti takon përfaqësuesit e Qendrave për Punë Sociale, u premton më shumë vëmendje

by TV OPINION
02/02/2023
Hoti pas sulmit ndaj Shinzo Abe: Ndjej keqardhje për sulmin ndaj mikut të Kosovës, lus zotin që ai t’i mbijetojë
Ballina

Hoti merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington

by TV OPINION
02/02/2023
Konferenca para apelit në rastin ndaj Gucatit dhe Haradinajt mbahet më 5 korrik
Kosovë

Gjykata e Apelit merr vendim për Gucatin dhe Haradinajn, zbut dënimin për nga tre muaj

by TV OPINION
02/02/2023
Next Post
Dy persona arrestohen në Prizren, dyshohet se e rrahën një tjetër

Dy persona arrestohen në Prizren, dyshohet se e rrahën një tjetër

Te fundit

​Vërshimet, evakuohen pesë familje në Gjakovë

​Vërshimet, evakuohen pesë familje në Gjakovë

21/11/2022
​Qeveria jep detaje për takimin e Kurtit dhe përfaqësuesve të AAK-së

​Qeveria jep detaje për takimin e Kurtit dhe përfaqësuesve të AAK-së

30/06/2022
Në konferencën e 13-të ndaj Thaçit e të tjerëve pritet të diskutohet për zbulimin e provave e hetimet e mbrojtjes

Në konferencën e 13-të ndaj Thaçit e të tjerëve pritet të diskutohet për zbulimin e provave e hetimet e mbrojtjes

05/07/2022
Shoqata e Gjyqtarëve në Shqipëri: Harta e re gjyqësore i përgjigjet nevojave të qytetarëve

Shoqata e Gjyqtarëve në Shqipëri: Harta e re gjyqësore i përgjigjet nevojave të qytetarëve

20/06/2022
Antikorrupsioni i “detyron” deputetin e LDK’së dhe Drejtorin e Infektivës që të heqin dorë nga bizneset private

Antikorrupsioni i “detyron” deputetin e LDK’së dhe Drejtorin e Infektivës që të heqin dorë nga bizneset private

09/06/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Diell Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër
  • Krasniqi: Kosova e lumtur që në rrugën e fuqizimit ka një aleat si SHBA-të

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?