Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka deklaruar se nuk do ta quaj kryeministrin Kurti tradhtar, pasi tha se është epitet shumë i rëndë.
Ajo theksoi se pikërisht ata që quheshin tradhtarë, dje dolën faqebardhë
Deputetja Dumoshi theksoi se kryeministrin Albin Kurti do ta quajë mashtrues, pas marrëveshjes së djeshme për energjinë, të nënshkruar në Bruksel.
Dumoshi tha se ishte pikërisht edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ajo që dikur gjuante vezë në drejtim të ish-drejtuesve të vendit, në kohën e kësaj marrëveshje.
“Sot unë ua solla disa vezë, të cilat do t’ua jap, por s’do t’i gjuaj”, tha Dumoshi.
Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa në vitin 2015 ishte gjuajtur me vezë nga Lëvizja Vetëvendosje që atëherë ishte në opozitë.