Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq i është përgjigjur deklaratave të djeshme të Presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq i cili e akuzoi atë për Marrëveshjen me Kishën Serbe.
Ndër Abazoviq duke komentuar deklartën e Gjukanoviq ka thënë se Presidentin e Malit të Zi tashmë e kanë gjykuar votuesit.
“Atë tashmë e kanë gjykuar votuesit, për gjyqe e për histori duhet të presim, unë jam i gatshëm. Unë jam shumë i përgatitur për të gjitha, a janë edhe të tjerët të gatshëm do ta tregojë koha” ka thënë Abazoviq.
Dje Presidenti i Malit të Zi foli fjalë të ashpra ndaj Kryeministrit Abazoviq duke thënë se Abazoviq nuk mund ta shmang përgjegjësinë histoirike.
Sipas Gjukanoviq, me nënshkrimin e marrëveshjes Serbia “mori një dhuratë nga ëndrrat e tyre historike” nga kryeministri i Malit të Zi, përcjell Gazeta Express.
“Cilido qoftë motivi për këtë, asnjë organ shtetëror apo individ nuk do ta mund të shmangë përgjegjësinë historike”, tha Gjukanoviq.
Presidenti malazez është ka goditur kryeministrin e tij edhe për qëndrimin ndaj Ballkanit të Hapur. Ai vlerësoi se qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”.