Një vajzë 18-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një 42-vjeçar në Komunën e Ferizajt.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar drejtori i policisë rajonale në Ferizaj, Basri Shabani.
Ai ka thënë se i dyshuari është i lindur në vitin 1980, ndërsa viktima është e lindur në vitin 2004.
Sipas Shabanit, 42-vjeçari dyshohet se ka pasur të kaluar kriminale, teksa është arrestuar të dielën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ka ndodh një dhunim. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. I dyshuari është me të kaluar kriminale”, ka thënë Shabani për lajmi.net.
Kujtojmë se së fundmi në Kosovë janë mbajtur edhe protesta që kanë kërkuar reagimin e institucioneve ndaj rasteve të tilla, pas rastit të fundit të 11-vjeçares që dyshohet se u dhunua nga më shumë se 6 persona në Prishtinë, rast ky që nxiti reagime të shumta përfshirë këtu edhe reagimet e krerëve të shtetit.