Edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në Japoni.
Çitaku thotë se Qeveria ka indiferencë ndaj grevës në arsim dhe se atij nuk i intereson.
“Jo vetëm pa aftësi, por edhe me keq. Indiferencë. Mungesë totale e empatisë. 320.000 fëmijë kanë mbetur tash e një muaj pa shkollë. E Kryeministri? Në Japoni.”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se kryeministrit Kurti po merr pjesë në ceremoninë lamtumirëse dhe funeralin shtetëror për ish kryeministrin z. Shinzo Abe të Japonisë.