TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Hasani: Sa më shumë e shtyjmë Asociacionin aq më shumë i afrohemi idesë serbe për të

04/08/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
Hasani: Sa më shumë e shtyjmë Asociacionin aq më shumë i afrohemi idesë serbe për të
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar i Kosovës, prandaj Qeveria aktuale duhet të hartojë një draft-statut për të, thotë për Radion Evropa e Lirë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani.

“Sa më shumë të shtyhet rezistenca ndaj formimit të Asociacionit, ne aq më afër i afrohemi idesë serbe për Asociacionin si autonomi politike-territoriale, si Republika Sërpska ose si bashkësi politike e serbëve lokalë, që del prej rendit kushtetues të Kosovës. Sa më shumë të vonohet, ne i afrohemi idesë serbe”, thotë Hasani.

Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia më 2013 arritën Marrëveshjen për Asociacionin. Më 2015, palët nënshkruan Marrëveshjen mbi parimet për formimin e Asociacionit. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese gjeti se disa pika nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Hasani thotë se Asociacioni si koncept nuk ka përmbajtje, por është vetëm një dokument me parime, të cilat nuk mund të zbatohen si dispozita, për shkak se ato nuk janë të vetë-ekzekutueshme. Prandaj, sipas tij, Kosova duhet t’i qaset dhe të insistojë edhe në krijimin e statutit për Asociacionin, sipas mundësive që i jep vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese.

Serbia insiston që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

Por, Hasani thotë se insistimi serb për Asociacion me kompetenca ekzekutive nuk shpjegon asgjë, pasi sipas tij, komunat aktuale, përfshirë edhe ato me shumicë serbe, kanë mjaft kompetenca ekzekutive.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese [të Kosovës] nuk është marrë me kompetencat ekzekutive ose jo, por vetëm ka treguar që natyra e Asociacionit, siç është propozuar [më 2013], siç është operacionalizuar më 2015, bie ndesh me Kushtetutën ekzistuese. E keqja e kësaj Qeverie [të Kosovës], ashtu sikurse edhe të gjitha tjerave, është se nuk i dalin përballë Asociacionit, ta bëjnë një draft për të dhe të diskutojnë. Ata duhet të ulen, ta bëjnë një draft dhe të thonë ‘kjo është pozita jonë për këtë çështje’, ta zbatojnë dhe të thonë ‘kjo është kështu edhe pikë’”, vlerëson Hasani.

BE-ja vazhdimisht përsërit qëndrimin se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë edhe atë të Asociacionit. Kërkesë të njëjtë kanë edhe Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të vitit, përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe emisari i bllokut për dialogu Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, thanë në Prishtinë se Kosova është e obliguar t’i zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tani dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk i imponon zgjidhjet lidhur me mosmarrëveshjet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por se të dyja palët duhet të merren vesh vetë.

Nga Qeveria e Kosovës nuk i janë përgjigjur pyetjes së REL-it pse heziton ose refuzon të nisë procesin Asociacionin, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe të iniciojë hartimin e statutit të Asociacionit në përputhje me vendimin e Kushtetueses.

Ku përfundoi draft-statuti i Asociacionit?
Megjithatë, më 2018, Qeveria që atëbotë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, kishte bërë hapa drejt formimit të Asociacionit.

Bazuar në marrëveshjet e arritura në Bruksel, për hartimin e statutit për Asociacionin u angazhua një ekip menaxhues i përbërë prej katër zyrtarëve serbë. Ky ekip kishte afat deri më 4 gusht të vitit 2018 që të dërgonte në Bruksel draftin e parë të statutit për Asociacion.

Në atë kohë, autoritetet në Prishtinë thanë se nuk kanë pranuar një draft të tillë dhe se nuk kishin informacione nëse ky dokument i ishte dorëzuar BE-së.
Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit në Qeveri të Kosovë kishte dorëzuar vetëm procesverbalet. Përmes këtyre procesverbaleve, ky ekip e ka pasur për detyrë ta njoftojë Qeverinë për procesin e hartimit të statutit.
As nga blloku evropian asnjëherë nuk e kanë pohuar apo mohuar se e kanë pranuar këtë propozim-dokument.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar së fundmi Bashkimit Evropian me pyetjen se a ka pranuar draft-statutin e Asociacionit nga ekipi menaxhues që ka pasur për detyrë hartimin e tij.

Por, zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Peter Stano, thotë se “në përgjithësi, ne kurrë nuk komentojmë në publik asnjë detaj të proceseve apo ndërveprimeve në vazhdim, që lidhen me angazhimin tonë me partnerët për ndonjë nga çështjet në agjendën tonë të përbashkët”
“ E njëjta gjë vlen edhe për dialogun Beograd-Prishtinë”, thotë Stano.

Çfarë dinë serbët në Kosovë për Asociacionin?
Përderisa autoritetet në Serbi thonë se formimi i Asociacionit është kyç për mbijetesën e serbëve, disa qytetarë serbë në Kosovë, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se nuk e dinë cila është rëndësia për ta. Rrjedhimisht, ata shprehen se nuk kanë informacione se çfarë autorizimesh do të kishte Asociacioni dhe në cilat fusha.

Zoran Staniq nga Mitrovica e Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – thotë se në bazë të asaj që ka kuptuar nga mediat, Asociacioni do të ketë formën e një organizate joqeveritare dhe do të merret me çështje komunale. Por, do të jetë pa kompetenca ekzekutive dhe, sipas tij, nuk do të ketë shumë rëndësi për qytetarët serbë.

“Nuk besoj. Përderisa funksionon sipas ligjeve të Kosovës dhe nuk ka kompetenca ekzekutive, është përtej çdo arsyeje që të ketë ndonjë rëndësi të veçantë për serbët. Mendoj se po luhet një lojë mjaft e ndyrë me marrëveshje ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare“, thotë Staniq.

Petar Milenkoviq, beson që Asociacioni duhet të jetë një bashkësi që do të shërbejë për mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë, si dhe për realizimin e të drejtave të tij.

“Mendoj se [Asociacioni] nuk ka lidhje me atë që është plasuar në mediat e Kosovës, se është një lloj i Republikës Sërpska. Por, është diçka krejt tjetër, që populli serb të organizohet dhe të ketë ato që thuhen në marrëveshje dhe shpresoj që do të realizohet“, thotë ai.

Ngjashëm mendojnë edhe disa qytetarë serbë që jetojnë në Graçanicë, komunë me shumicë serbe që gjendet afër Prishtinës.

Sërgjan Gjorgjeviq beson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të përfaqësonte një lloj sigurie për serbët e Kosovës, ndonëse ai nuk e di se çfarë do të thotë saktësisht dhe as se cilat fusha do t’i mbulonte.

“Ne nuk kemi njohuri të mjaftueshme, ata [autoritetet nga Beogradi] thonë se do të jetë mirë për ne, por duhet dikush që të na shpjegojë se çfarë do të thotë Asociacioni i komunave serbe në Kosovë”, thotë ai.

As Dragan Stojanoviq nga Graçanica nuk është i informuar për detajet e Marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit, gjegjësisht nuk e di se çfarë duhet të përfshijë ai dhe si do të funksionojë.

“Vetëm e përmendin Asociacionin e komunave serbe dhe nuk e di se për çfarë janë marrë vesh në parim, sepse edhe pala shqiptare, por edhe ajo serbe nisen nga qëndrime maksimaliste”, thotë Stojanoviq.

Çfarë parasheh Asociacioni?
Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Qytetarët shqiptarë: Asociacioni nuk duhet të formohet
Por, disa qytetarë shqiptarë në Prishtinë, vlerësojnë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të formohet.

Lum Rexha thotë se pala serbe po tenton të sigurojë kompetenca ekzekutive për Asociacionin, gjë që, sipas tij, do ta dëmtonte shtetin e Kosovës.

“Ata në njëfarë forme po e ndërtojnë një shtet të tyre brenda shtetit tonë, të cilin e tashmë e kemi ndërtuar. Siç kam dëgjuar, ata do ta kenë policinë e vet. Unë mendoj se policia duhet të jetë për të gjitha komunitetet dhe të funksionojë si një tërësi dhe jo që secili grup etnik ta ketë policinë e vet”, thotë Rexha.

Ndërkaq, Driton Tahiri thotë se një nga arsyet pse nuk duhet të krijohet Asociacioni është vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese se ai nuk është tërësisht në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

“Pakicat kombëtare, sidomos serbët i kanë të garantuara [të drejtat] me Pakon e Ahtisaarit. Për këtë arsye është formuar pakoja, e cila u garanton të drejta të barabarta të gjitha minoriteteve dhe në veçanti serbëve. Mirëpo, këta janë të dirigjuar prej strukturave dhe institucioneve të Beogradit”, thotë Tahiri.

Më herët në opinion është folur për disa modele të reja të Asociacionit. Një mundësi të tillë e ka përmendur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Ekzistojnë modele që ne mendojmë se mund të funksionojnë dhe ne kemi inkurajuar Qeverinë [e Kosovës] që t’i shqyrtojë ato modele dhe të shqyrtojë çështjen”, ka deklaruar Hovenier më 26 janar të këtij viti.

Megjithatë, ai nuk ka paraqitur asnjë detaj tjetër për modelet e reja të Asociacionit, ndërsa Beogradi më pas i ka thënë se nuk do ta pranojë diçka të tillë, duke insistuar që Asociacioni të formohet në bazë të Marrëveshjes së Brukselit.

Tags: AsociacioniEnver Hasani
ShareTweetShare
Previous Post

Ambasadori amerikan shkon në zyrën e Goran Rakiq

Next Post

Ambasadori amerikan pas takimit me Rakiq: Reciprociteti në pajtim me marrëveshjet e Brukselit

Related Posts

Raportohet për të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Ballina

Raportohet për të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

by TV OPINION
13/08/2022
Zelensky: Lufta duhet të përfundojë me çlirimin e Krimeas
Botë

Zelensky kërkesë Evropës: Ndaloni vizat për rusët

by TV OPINION
13/08/2022
Buxhovi: Aty ku klerikët flasin si politikanë dhe politikanët flasin me gjuhën e klerikëve, fillon shembja e shtetit
Ballina

Buxhovi: Aty ku klerikët flasin si politikanë dhe politikanët flasin me gjuhën e klerikëve, fillon shembja e shtetit

by TV OPINION
13/08/2022
Edi Rama konfirmon pjesëmarrjen në samitin e BE-së
Kosovë

Rama: Raporti i Dick Martyt nuk mund ta gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi

by TV OPINION
13/08/2022
LDK: Qeveria Kurti e paaftë për të qeverisur në kohë krize
Ballina

LDK: Qeveria Kurti e paaftë për të qeverisur në kohë krize

by TV OPINION
13/08/2022
Next Post
Ambasadori amerikan pas takimit me Rakiq: Reciprociteti në pajtim me marrëveshjet e Brukselit

Ambasadori amerikan pas takimit me Rakiq: Reciprociteti në pajtim me marrëveshjet e Brukselit

Te fundit

50 Cent bën shqiponjën dykrenare gjatë performancës në koncertin e tij

50 Cent bën shqiponjën dykrenare gjatë performancës në koncertin e tij

01/07/2022
Rritja e rasteve me COVID-19: Ministria paralajmëron masa të reja shtrënguese

Rritja e rasteve me COVID-19: Ministria paralajmëron masa të reja shtrënguese

08/07/2022
Shtyhet për javën tjetër Projektligji për financimin e partive politike

Shtyhet për javën tjetër Projektligji për financimin e partive politike

29/07/2022
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

20/07/2022
Pas heqjes së vetos, Turqia i kërkon Suedisë dhe Finlandës të dorëzojë 33 “terroristë”

Pas heqjes së vetos, Turqia i kërkon Suedisë dhe Finlandës të dorëzojë 33 “terroristë”

29/06/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Arrestim Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Raportohet për të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
  • Zelensky kërkesë Evropës: Ndaloni vizat për rusët

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?