Producentja e njohur e filmave, Vjosa Berisha, ka vdekur të enjten e 23 qershorit.
Ajo ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare, gjersa ishte e diagnostikuar me kancer në vezore prej më shumë se një vit.
Vdekja e saj ka lënë të pikëlluar të gjithë, e posaçërisht ata që e njohën artisten nga afër.
Gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, deputetja Blerta Deliu-Kodra, tha se Berisha ishte model i gruas së guximshme.
“Vjosa do të mbetët ikonë e kryeqytetit, një grua që ka qenë model, jo vetëm për t’i ndjekur ëndrrat por edhe për të punuar fortë për Kosovën. Këtë kohën e fundit me të thënë të drejtën nuk është që e kam takuar, për shkak që ajo kishte përballjen e fundit me sëmundjen dhe u largua në Londër, por që më ka ra përmes Shkumbinit, vëllait të saj të informohem rreth shëndetit të saj”, tha Deliu-Kodra për T7
Për ta shikuar të plotë intervistën shikoni videon më poshtë.