TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

KDI reagon pas deklaratës së Kurtit dhe Rizvanollit: Të ndalen ndërhyrjet në punët e drejtësisë

20/04/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
KDI: Po cenohet pavarësia e gjyqësorit, gjyqtarit e prokurorit u është ulur paga për rreth 25%
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas deklaratave nga zyrtarë të LVV-së, lidhur me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Kjo organizatë joqeveritare ka kërkuar që të ndalen këto ndërhyrje të pushtetit në drejtësi.

KDI shton se ndërhyrjet si këto, bien ndesh me zotimet e Qeverisë për forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve.

KDI thekson se ndërhyrjet dhe sulmet mbi punën e institucioneve të drejtësisë nuk i shërbejnë luftës kundër korrupsionit, si dhe minojnë besimin dhe pritshmëritë e publikut për sundim të ligjit.

Reagimi i plotë:

Që nga arrestimi i djeshëm i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, mbi bazën e akuzave për korrupsion, janë intensifikuar deklarimet dhe akuzat nga eksponentë të partisë në pushtet ndaj sistemit prokurorial, e në veçanti Prokurorisë Speciale.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, Kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja Artane Rizvanolli, kanë akuzuar Prokurorinë Speciale për ndjekje selektive të rasteve të korrupsionit. Deklarimet sistematike të zyrtarëve më të lartë qeveritar përbëjnë ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë në punën, pavarësinë dhe integritetin e prokurorisë.

Ndërhyrjet si këto, bien ndesh me zotimet e Qeverisë për forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve.

Është absurde që në njërën anë të kërkohet intensifikim i luftës kundër korrupsionit, e në anën tjetër, të sulmohet Prokuroria kur e njëjta ndjek penalisht afera korruptive ku potencialisht janë të përfshirë zyrtarë të emëruar apo që kanë lidhje me pushtetin.

Për më keq, atakimi i prokurorisë dhe mbrojtja e individëve partiak që po hetohen për raste të korrupsionit, është bërë edhe nga disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Shfrytëzimi i foltores së Kuvendit për të ushtruar presion mbi sistemin e drejtësisë, e në veçanti duke shënjestruar udhëheqës të sistemit prokurorial, është i papranueshëm dhe duhet të ndërpritet menjëherë.

Ndërhyrjet dhe sulmet mbi punën e institucioneve të drejtësisë nuk i shërbejnë luftës kundër korrupsionit, si dhe minojnë besimin dhe pritshmëritë e publikut për sundim të ligjit.

Tags: KDI
ShareTweetShare
Previous Post

KE përshëndet nënshkrimin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Next Post

Kryediplomati suedez: Nëse nënshkruan duhet edhe ta zbatosh – formojeni Asociacionin

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Kryediplomati suedez: Nëse nënshkruan duhet edhe ta zbatosh – formojeni Asociacionin

Kryediplomati suedez: Nëse nënshkruan duhet edhe ta zbatosh – formojeni Asociacionin

Te fundit

Një vajzë ngacmohet e një tjetër sulmohet seksualisht në Kosovë

Për tetë muaj, 10 aktakuza për sulm seksual dhe dhunim në Gjakovë

27/09/2022
Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

11/06/2022
Shkëlzen Gashi: Veteranët është mirë me hy edhe në seanca e me gjuajtë gaz lotsjellës

Shkëlzen Gashi: Veteranët është mirë me hy edhe në seanca e me gjuajtë gaz lotsjellës

08/06/2022
Pesë efektet anësore të qumështit

Pesë efektet anësore të qumështit

27/10/2022
Mesiq: Kontesti Shkup-Sofje, çështje që do të zgjidhet

Mesiq: Kontesti Shkup-Sofje, çështje që do të zgjidhet

13/06/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?