Butrint Imeri tashmë e ka shndërruar në traditë që çdo tre korrik të sjellë një hit të re. AmPM në bashkëpunim me Kidën pritet të jetë ky hit
Këngëtari Butrint Imeri ka paralajmëruar këngën e tij të re.
Ashtu si çdo herë, edhe kësaj here ai do të sjellë një këngë të re më 3 korrik, e cila datë korrespondon me ditëlindjen e tij.
E kësaj here ai ka zgjedhur që në këtë datë ta publikojë këngën “AmPm” që është një bashkëpunim me Kidën.
Këtë ai e ka bërë me anë të një postimi që ka bërë në Instagram ku ka shkruar: Nesër, 23:59 #AmPm. /GazetaExpress/