Për shkak të mungesës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës seanca e paraparë për në ora 10:00 nuk është mbajtur gjatë ditës së sotme.
Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.
Çitaku thotë se një parti që ka fituar mbi 50% të votave dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.
‘’Një parti që ka fituar mbi 50% të votave dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.Papërgjegjësi e skajshme. Puna e parë dhe kryesore e deputetëve është miratimi dhe inicimi i nismave ligjore. Jo hajt pak. Jo deklarimet jashtë rendit të ditës. Jo show’’ ka thënë Çitaku.
Më tutje nënkryetarja e PDK-së thotë se Kuvendi është vend punë e është kontratë me qytetarin.