Një burrë nga fshati Gllarevë e Klinës ka vdekur, pasi u rrëzua dhe alivanos në fushë, derisa kishte qenë duke luajtur futboll.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku mjeku e kishte konstatuar vdekjen e tij.
Për rastin, tashmë kanë nisur hetimet.
“HETIM I VDEKJES – Fsh. Gllarevë, Klinë 26.08.2022 – 20:57. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke luajtur futboll në fushë sporti ishte alivanose dhe rrëzuar në fushë. Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.