Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka postuar një video duke blerë produkte vendore, konkretisht një palë këpucë në fabrikën “Solid”.
Hamza ka deklaruar se vendi forcohet vetëm duke e rritur prodhimin vendor.
“Kosova forcohet vetëm duke e rritur prodhimin vendor dhe eksportin, me prodhime nga toka jonë dhe shërbime nga ekspertët tanë. Me çdo mundësi, çdo pjesë të programit tim ekonomik, përfshirë subvencionet dhe grantet investive, synojmë rritjen e prodhimit vendor. MaMirë për prodhuesit vendorë”, ka shkruar Hamza.