TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen

23/01/2025
in Botë, Lajme
Shqipëria e Rusia përplasen në OKB për çështjen e Kosovës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Uashingtoni pritet të ndalë fondet edhe për agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, vendet e tjera të pasura nuk kanë gjasa t’i plotësojnë mungesat që pritet të krijohen nga tërheqja e fondeve amerikane.

Kombet e Bashkuara janë para kohërave të vështira pasi Shtetet e Bashkuara dolën nga disa prej agjencive të saj, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Fondet amerikane përbënin 18% të buxhetit në vitin 2023. Shtetet e Bashkuara janë dhuruesi më i madh”, tha Tarik Jasareviç, zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të hënën, ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Donald Trump nënshkroi urdhra të ndryshëm ekzekutivë, përfshirë një për daljen e Amerikës nga Marrëveshja ndërkombëtare e Parisit për klimën.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të sabotojnë industritë tona ndërsa Kina ndot pa u ndëshkuar”, tha Presidenti Trump.

Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë i lëndëve djegëse fosile që shkaktojnë ngrohjen globale.

Amerika është gjithashtu kontribuesi më i madh financiar i Kombeve të Bashkuara.

Në seancën e saj të konfirmimit në Senat, e emëruara e Presidentit Trump për ambasadore në OKB, Elise Stefanik, tha se agjencia për fëmijët UNICEF dhe Programi Botëror i Ushqimit janë agjenci efektive të OKB-së.

Megjithatë, Uashingtoni do të ndalë fondet për agjencitë e tjera të OKB-së, përfshirë UNRWA-n, agjencia që ndihmon refugjatët palestinezë.

“Taksat tona nuk duhet të jenë bashkëfajtorë në mbështetjen e subjekteve që janë në kundërshtim me interesat amerikane, janë antisemitike ose që përfshihen në mashtrime, korrupsion ose terrorizëm”, tha zonja Stefanik.

Kur Presidenti Trump uli mbështetjen financiare për shumë agjenci të OKB-së në vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë, vendet anëtare të Bashkimit Evropian rritën kontributet e tyre.

Megjithatë, vendet e bllokut tani janë të përqendruara në rritjen e shpenzimeve për të ndihmuar Ukrainën, pjesërisht për shkak të skepticizmit të Presidentit Trump në lidhje me ndihmat për Kievin.

“Tani që administrata e re filloi punën në Shtetet e Bashkuara është shumë e rëndësishme që evropianët, dy vendet tona Franca dhe Gjermania, të luajnë rolin e tyre për të forcuar një Evropë të bashkuar, të fuqishme dhe sovrane”, tha Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Kina nuk pritet të rrisë fondet për OKB-në.

“Zyrtarët kinezë gjithashtu janë realistë për faktin se vendi i tyre po përballet me vështirësi ekonomike dhe nuk kanë shumë fonde për të ndarë për të tjerët. Prandaj, nuk besoj se OKB ka alternativa në lidhje me fondet”, thotë për Zërin e Amerikës Richard Gowan nga organizata Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Kjo është hera e dytë që zoti Trump e nxjerr Amerikën nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 mbi mjedisin e cila ka qëllim të parandalojë ngritjen e temperaturave globale.

Paraardhësi i zotit Trump, Joe Biden në vitin 2021 vendosi që në ditën e parë si President rianëtarësimin në marrëveshjen mbi mjedisin.

Analistët thonë se ky ndryshim në qëndrim mund të ndikojë tek vendet e tjera që të trajtojnë ngrohjen globale me më pak seriozitet.

“Nëse Kina apo vendet e tjera nuk e ulin sasinë e gazeve të dëmshme për mjedisin, duke marrë Amerikën si shembull, atëherë ato do të shkaktojnë dëme që do të ndikojnë në ekonominë amerikane. Dëmet janë globale”, thotë për Zërin e Amerikës Sheila Olmstead nga Universiteti Cornell.

Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit e kanë kundërshtuar vendimin e Presidentit Trump. Sapo largimi i Uashingtonit nga Marrëveshja e Parisit të zyrtarizohet, që sipas rregullave pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkura i bashkohen Iranit, Libisë dhe Jemenit si të vetmet vendet anëtare të OKB-së që nuk janë pjesë e marrëveshjes mbi mjedisin./VOA/

Tags: OKB
ShareTweetShare
Previous Post

Kujtim Gashi: Mobilizim dhe Entuziazëm për Fitoren e 9 Shkurtit

Next Post

KQZ: Fillon shtypja e 1,752,650 fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
KQZ: Fillon shtypja e 1,752,650 fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ: Fillon shtypja e 1,752,650 fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit

Te fundit

Një delegacion nga Kongresi i SHBA-së viziton Kosovën

Votimi me postë nga diaspora në Amerikë, ambasada e Kosovës ka një njoftim

17/01/2025
Fundoset jahti në Zvërnec/ Turistët italianë akuzojnë shtetin që nuk ka vendosur sinjalizime

Fundoset jahti në Zvërnec/ Turistët italianë akuzojnë shtetin që nuk ka vendosur sinjalizime

07/06/2022
Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që Pushimi i Lehonisë të mbulohet 100% nga shteti

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që Pushimi i Lehonisë të mbulohet 100% nga shteti

16/09/2022
Vuçiq: I jam mirënjohës edhe Ramës dhe Kovaçevskit sepse ata ishin në krah të Serbisë

Vuçiq: I jam mirënjohës edhe Ramës dhe Kovaçevskit sepse ata ishin në krah të Serbisë

24/06/2022
Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Gjermania: Presim zbatim pa kushte të marrëveshjes Kosovë-Serbi

27/04/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?