Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të udhëtojë për në Ohër këtë të shtunë.
I pari i Qeverisë së Kosovës pritet që të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të takimeve të dialogut Kosovë-Serbi.
Në këtë takim të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kurti dhe Vuçiq pritet që të nënshkruajnë planin evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.
Nga Bashkimi Evropian tashmë kanë dhënë detaje shtesë në lidhje me këto takime.
Si fillim, Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell pritet që të zhvillojë dy takime të ndara me dy liderët, duke nisur nga ora 10:00.
Pas kësaj, pritet që të nis edhe takimi në mes Kurtit dhe Vuciq.
Plani evropian, i cili përfshin zbatimin në tërësi të marrëveshjeve paraprake është pranuar gojarisht nga kryeministri Albin Kurti, i cili në takimin e 27 shkurtit në Bruksel tha se ishte i gatshëm të nënshkruante, por se të njëjtën gatishmëri nuk e pati presidenti serb, Aleksadar Vuçiq.
Madje ai pati theksuar se pala serbe po kërkon ndryshime në kuadër të këtij plani.