Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se njëra nga nëntë shtetet që e kanë tërhequr njohjen e Kosovës është edhe Libia. Por, një gjë të tillë e ka demantuar ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami.
Në një postim në Twitter, Bajrami ka njoftuar se ka takuar ambasadoren e Libisë në Belgjikë, Amel Jerary, përcjell lajmi.net.
“Diskutim dhe mirëkuptim i madh me ambasadoren e Libisë, Amel Jerary. Shkëmbyem mendime mbi situatat aktuale në vendet tona dhe rëndësinë e stabilitetit dhe demokracisë për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Magrebit”, shkroi Bajrami.