TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Pas takimeve me Kurtin dhe Osmanin, Lajçak takohet me krerët e opozitës

10/03/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Pas takimeve me Kurtin dhe Osmanin, Lajçak takohet me krerët e opozitës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë, do të takohet të premten edhe me kryetarët e partive politike në Kosovë.

Takimin e parë, Lajçak e ka nisur me kreun e PDK-së Memli Krasniqi, shkruan Reporteri.net.

Pas Krasniqit, Lajçak pritet të takohen me liderin e AAK-së në 11:45, ndërsa do të jetë në LDK në orën 14:45.

Lajçak vizitën në Kosovë e nisi dhe dhe takime pati me krerët e shtetit, Vjosa Osmani e Albin Kurti.

Takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e quajti konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm, gjersa para mediave theksoi se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të Propozimit evropian për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Me kryeministrin Kurti patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova me presidenten Osmani, me të cilën pata bisedë dhe do të takohem edhe me krerët e opozitës dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është që të marrë informacione se si Kosova e sheh zbatimin dhe ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë kontekst”, ka theksuar Lajçak.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmua edhe zyrtarisht se raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër, ku me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Kurti e Vuçiq do të kenë ballafaqimin e radhës.

Bashkimi Evropian njoftoi të enjten se edhe Kurti edhe Vuçiq konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në takimin e thirrur nga Borelli.

Propozimi i BE-së nuk u nënshkrua më 27 shkurt në Bruksel, megjithëse të dy palët ranë dakord për tekstin e tij.

Kryeministri i Kosovës Kurti deklaroi se ishte i gatshëm ta nënshkruante, por pala serbe nuk e dëshironte.

Më 2 mars, BE-ja njoftoi se, pasi të dyja palët u pajtuan për propozimin, nuk kishte nevojë për diskutime të mëtejshme dhe se dokumenti tani “është bërë Marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Lajçak përmes vizitave në Kosovë dhe Serbi do t’i ndihmojë palët që të finalizojnë diskutimet për krijimin e udhërrëfyesit për zbatimin e propozimit evropian.

BE-ja pret gjithashtu një raport nga seanca e Këshillit Evropian më 23 dhe 24 mars nëse Beogradi dhe Prishtina janë pajtuar për zbatimin e propozimit për normalizimin e marrëdhënieve.

Propozimi evropian, i cili ka mbështetjen e vendeve perëndimore, përbëhet nga njëmbëdhjetë pika dhe synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy palëve.

Aty nuk përmendet në mënyrë eksplicite njohja reciproke, por neni i dytë thotë se palët duhet të respektojnë pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Tags: Memli KrasniqiMiroslav Lajçak
ShareTweetShare
Previous Post

Arrestohet personi që sulmoi fizikisht tre policë në Podujevë

Next Post

Qytetari gjen kuletën me mbi 2 mijë euro brenda, e dorëzon në polici

Related Posts

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
Ballina

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

by TV OPINION
01/04/2023
Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje
Ballina

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

by TV OPINION
01/04/2023
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi
Ballina

Presidentja Osmani kujton masakrën e Lubeniqit

by TV OPINION
01/04/2023
Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Kronika Ditore

Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

by TV OPINION
01/04/2023
Konvertimi i targave në RKS – digjet edhe një veturë në Zubin Potok
Ballina

Edhe tri vetura u dogjën në veri

by TV OPINION
01/04/2023
Next Post
Qytetari gjen kuletën me mbi 2 mijë euro brenda, e dorëzon në polici

Qytetari gjen kuletën me mbi 2 mijë euro brenda, e dorëzon në polici

Te fundit

Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi

Osmani: Në Kosovë e mbijetuara është nënkryetare Kuvendi, në Serbi komandanti që urdhëroi masakrat

04/08/2022
Sot fillon Grand Prix i Zagrebit, Kosova paraqitet me tri garuese

Distria Krasniqi sot lufton për medalje në Kampionat Evropian –fillimisht përballet me Lin Hussan

07/10/2022
Kancelari austriak: Përparimi Kosovë-Serbi bëhet vetëm me bisedime

Kancelari austriak: Përparimi Kosovë-Serbi bëhet vetëm me bisedime

08/10/2022
Ibrahimi: Niveli qendror t’i mbajë larg duart nga autonomia lokale, shqetësuese ndërhyrja e MAPL-së

Ibrahimi: Komunat s’kanë faj për rritjen e tatimit në pronë, MF-ja nuk ishte korrekte

25/01/2023
Kuvendi miraton Projekligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore

Kuvendi miraton Projekligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore

23/06/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
  • Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?