Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës kanë organizuar diskutimin e parë publik “Regjistrimi i popullsisë – Nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim”, raporton Ekonomia Online.
Visare Mujko-Nimani, udhëheqëse e zyrës se UNFPA-së në Kosovë, tha se shumë të rijnë janë duke ikur nga Kosova dhe si rezultat i saj po ndodhin ndryshime demografike.Sipas saj, është koha kur Kosova duhet të mendoj seriozisht për këtë situatë.
“Ne jemi dëshmitar që të rinjtë janë të interesuar që të largohen nga Kosova, që nuk është situata e tillë vetëm në Kosovë, por edhe rajon, por që po shkakton edhe ndryshime demografike dhe mendoj se është koha e duhur që Kosova të mendoj seriozisht në bazë të dhënave që i ka dhe ndryshimeve që po ndodhin për politikat e popullsisë dhe çka duhet të ndryshoj në situatën që po na pret që të rinjtë po ikin nga vendi, dhe se si duhet vetë politikat e shtetit të modifikohen në mënyre që ballafaqohen dhe të gjejë zgjidhje më të mirë për situatën që është duke na pritur”, tha ajo.
Liza Gashi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se regjistrimi i popullsisë është komponent kyç për zhvillim.
Ajo foli edhe për migrimin, ku tha se ky nuk është vetëm problem i Kosovës, por që duhet të ndërtohen politika për t’u mundësuar të rinjve të qëndrojnë në vend.
“Në punë që ne e bëjmë është më rendësi që gjitha projektet me pas një ndërlidhje me shërbimet e qytetarëve. Regjistri është i rëndësishëm për neve ne aspektin e punës që unë bëjë, komponenti kryesorë që unë bëjë është diaspora, është më rëndësi me kuptuar këtë trendin e migrimit në kuadër të rrugëtimit tonë”.
“Migrimi nuk është një problem që ballafaqohet vetëm Kosova, por e gjithë bota, migrimi është një e drejt e qytetarit, e jona është me ndërtuar politika të shëndosha që njerëzit me qëndruar më vend. Për këtë statistikat shërbejnë si bazament për me pa ndryshim shoqërore”, tha ajo.