Një person i dyshimtë është arrestuar në Prizren, si shkak i kërcënimeve që ai ua kishte bërë dy zyrtarëve policorë.
Kërcënimet i dyshuari në këtë rast thuhet t’i ketë bërë përmes rrjeteve sociale.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Tutje, Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Prizren 07.11.2022 – 10:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi ai përmes rrjeteve sociale ka kanosur dy zyrtar policorë meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./