Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti i ka kanosur verbalisht si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, me ç ‘rast kanë pranuar tretman mjekësor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:30 në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i ka kanosur verbalisht si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë me ç ‘rast kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.