Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se janë mbledhur 40 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 11:00.
Në këtë seancë të jashtëzakonshme sipas Tahirit opozita do të kërkojë përgjegjësi për aktualitetin në Kosovë me rastin e arrestimit të Nagip Krasniqit, drejtorit të KEK-ut.
“Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut.”, ka thënë Tahiri.
Në anën tjetër, Gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim për Krasniqin i cili po dyshohet për tri vepra penale.
Krasniqi dyshohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “ushtrim të ndikimit” dhe “konflikt i interesit”.