Arbër Kullashi është eliminuar herët nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Xhudisti kosovar pësoi humbje në rrethin e parë të garës nga algjeriani Aghiles- Imad Benazoug, shkruan Demokracia.com.
Kullashi ishte kundërshtar i denjë i Benazoug, i cili e shfrytëzoi edhe mbështetjen e tifozit për ta përplasur në dysheme garuesin kosovar.
Xhudisti kosovar garoi në kategorinë deri në 81 kilogramë.
Sot do të garojnë edhe dy xhudistë kosovarë, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.